Hoxhaj: Më 15 shkurt do të zgjohem si fitues i zgjedhjeve

Your browser doesn’t support HTML5

Dy muaj pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në cilësinë e ushtruesit të detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj është kandidat i kësaj partie për kryeministër të vendit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hoxhaj tha se beson se njohja e tij personale me Joe Biden e Angela Merkel, do të ndikonte në një moment të ri kthese në dialogun Kosovë-Serbi. Ai premtoi rritje pagash, e plan prej 1 miliard eurosh për rimëkëmbje ekonomike, në kuadër të luftës kundër pasojave të COVID-19. Por, PDK dhe të gjitha subjektet tjera vazhdojnë të jenë mospërfillëse në fushatë ndaj masave ndaj COVID-19, duke organizuar tubime masive.