Arkeologët thonë se ‘Atlantisi Bullgar’ është më i vjetër sesa piramidat
Your browser doesn’t support HTML5
Arkeologët, që bëjnë kërkime nën ujë në Bullgari, thonë se kanë zbuluar prova të një vendbanimi në grykën e lumit Ropotamo në Detin e Zi, që mund që datojë qysh në mijëvjeçarin e 5-të para Krishtit. Zbulimi u bë nga zhytësit nga Qendra për Arkeologjinë Nënujore në Sozopol, të cilët kanë hulumtuar zonën për tre vjetët e fundit.