Thaçi: Marrëveshja për hekurudhat, mesazh për paqe
Your browser doesn’t support HTML5
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat në mes të Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo marrëveshje është një mesazh për paqe dhe zhvillim ekonomik. Në një bisedë për Radio Evropa e Lirë, nga Berlini, presidenti Thaçi tha se marrëveshjet e arritura së fundi mund të kontribuojnë pozitivisht në arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë.