Komisioni Evropian prezantoi pakon e tij të përvitshme të zgjerimit më 30 tetor, me një ton të ndryshëm në krahasim me atë të vitit të kaluar, kur ekzekutivi i Bashkimit Evropian bëri rekomandime historike: propozoi nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Moldavinë, Ukrainën dhe, me kushte, me Bosnje e Hercegovinën, ndërsa propozoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Gjeorgjinë.