Pas tërmetit, gjetja e shtëpisë së dytë në Kosovë
Your browser doesn’t support HTML5
Pas tërmetit në Shqipëri, dy familje nga Landovica e Prizrenit kanë strehuar dy familje nga Durrësi. Familjet mysafire thonë se janë pritur ngrohtë nga nikoqirët, të cilët u kanë ofruar të gjithë ndihmën. Nikoqirët, nuk e konsiderojnë ndihmën si kthim borxhi për strehimin e tyre në Shqipëri, gjatë luftës në vitin 1999, por si obligim njerëzor.