Vetëvendosje: Tarifa 100% do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë me Serbinë

Your browser doesn’t support HTML5

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë premtuar se nëse kjo parti i fiton zgjedhjet, tarifa 100 për qind e vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë me shtetin serb. Albulena Haxhiu nga kjo parti, ka thënë se nëse qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga Albin Kurti, qeveria do të ketë 12 ministri dhe 50 për qind e kabinetit qeveritar, do të përbëhet nga gratë.