Premtimet zgjedhore: AAK-PSD premton rritje ekonomike 7-9 për qind
Your browser doesn’t support HTML5
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate garojnë së bashku në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Afërsia e këtyre partive është parë edhe gjatë qeverisjes së kaluar, kur PSD-ja, e cila ishte ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka përkrahur liderin e AAK-së për ta votuar buxhetin, si dhe disa ligje të tjera. Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka folur për Radion Evropa e Lirë për disa nga temat kryesore që e presin Qeverinë e ardhshme të Kosovës.