Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Your browser doesn’t support HTML5

Dita Ndërkombëtare e Tokës

Me rastin e DitësNdërkombëtare të Tokës, janë shënuar aktivitete të ndryshme në Kosovë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Qeverisë së Kosovës, ka shënuar këtë ditë me një konferencë ku është folur për mjedisin.

Po ashtu, zyrtarë nga kjo ministri, në hapësirat e gjelbëruara të qeverisë, kanë mbjellë fidanë të rinj.

Kurse, nën organizimin e disa organizatave joqeveritare, në qendër të Prishtinës janë mbajtur aktivitete më të rinjtë, ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të institucioneve dhe përfaqësues të ambasadave të ndryshme të akredituar në Kosovë.

Aty është kërkuar nga të gjithë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në ruajtjen e ambientit.

Më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e deponisë joformale të mbeturinave, të krijuar pranë lumit Sitnica, në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit.