Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, lufta kundër korrupsionit dhe respektimi i të drejtave të njeriut, duhet të jenë prioritetet e para të qeverise se re, e cila do të formohet nga zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën të dielën.
Kështu thonë për programin tonë disa qytetarë, duke shtuar se qeveria e ardhshme duhet të fillojë zbatimin e prioriteteve të paraqitura në platformën “Misioni i Ri”.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të mbajtura më 8 qershor.
Bajram Dragusha, thotë se qeveria e re duhet të realizojë premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, krijimin e vendeve të reja të punës.
“Si qytetarë të hapën vende të reja të punës dhe rinia mos të enden rrugëve pa lidhje. Premtimet janë të kota, ata kanë premtuar vetëm për të marr vota kurse pas votimeve të gjitha premtimet bien në ujë”, thekson Dragusha.
Ngjashëm thotë edhe një qytetar tjetër i quajtur Gani...
“Të gjitha të mirat, prioritet punësimin ashtu siç e ka premtuar, patjetër se do t’i realizojë premtimet”, tha ai.
Luftimi i korrupsionit duhet të jetë prioritet për qeverinë që ka fituar mandatin katër vjeçar, thotë Rajmonda Sylbije, e cila punon në një organizatë joqeveritare.
“Definitivisht, me ndalë korrupsionin, të fokusohen më shumë në respektimin e të drejtave të njeriut, sidomos në përmirësimin e gjendjes se grupeve të margjinalizuara në Kosovë. Nuk është që nuk kanë punuar shumë, por nuk kanë punuar mjaftueshëm. Dhe besoi që pasi e kanë marrë edhe këtë mandat mendoi se kanë shumë këshilla se çka në të vërtet duhet të ndryshohet”, thotë Rajmonda.
Ndërkaq, kolegu i Rajmondës, Agim Margilaj, e vlerëson zhvillimin ekonomik si çështje kryesore të qeverise se re.
“Zhvillimi ekonomik i shtetit dhe rritja e punësimit të të rinjve dhe po ashtu respektimi i të drejtave të njeriut. Ne jemi në periudhën e tranzicionit, por besoj dhe shpresoj se në të ardhmen do të bëhet më mirë”, shprehet Margilaj.
Një qytetar tjetër nga Prishtina, Hajzeri thotë:
“Të zvogëlohet shkalla e papunësisë, puna e premtimeve është më e lehtë se sa realizimi i tyre. Por nëse fillojnë të zvogëlojnë shkallën e papunësisë është shenja e para që përnjëmend e kanë”.
Një i ri tjetër nga Prishtina, Jeton Morina që punon në një dyqan në sektorin privat, nuk pret ndonjë ndryshim nga qeveria e re.
“Asgjë nuk pres, të njëjtit janë dhe nuk do të përmirësojnë asgjë”, shprehet Morina.
Xhemajli, pensionit nga Prishtina, thotë se zgjedhjet e 8 qershorit nuk kanë arritur të caktojnë saktë se kush do të udhëheq qeverinë. Kështu që duhet pritur se çfarë koalicioni do të formohet
“Është vështirë sepse partia fituese nuk mundet vetëm vetë të formojë qeverinë. Duhet të bashkohet më ndonjë parti tjetër, e pastaj të fillojë realizimin e premtimeve”, thekson Xhemajli.