Në Kosovë, gjatë vitit infektohen me sëmundje ngjitëse rreth 100 mijë njerëz.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë, numri i rasteve të reja që infektohen me sëmundje ngjitëse, është rreth 6 mijë në 100 mijë banorë.
Ariana Kalaveshi, epidemiologe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sa i përket sëmundjeve ngjitëse, në vitin 2013 janë raportuar rreth 100 mijë raste në Kosovë, që është një numër më i vogël krahasuar me vitin 2012 kur kanë qenë rreth 123 mijë raste.
Epidemiologia Kalaveshi jep hollësi rreth asaj se cilat sëmundje epidemiologjike janë më të shprehura në Kosovë:
“Sëmundjet, të cilat dominojnë në këtë vit janë diarreja akute, gjithashtu pneumonia . Situata epidemiologjike me sëmundje ngjitëse gjatë këtij viti është kryesisht influenca sezonale, por edhe diarrenë. Edhe gjatë muajve tjerë janë raportuar sëmundjet si influencë sezonale. Kurse, sëmundje tjera janë raportuar në numër më të vogël”.
Edhe Izet Sadiku, infektolog në klinikën infektive në Qendrën Klinike Universitare, ka bërë të ditur se sëmundjet infektive që trajtohen më së shumti në këtë klinikë janë ethet hemorragjike, diarrenë si dhe tularemia.
“Ne kemi paraqitjen e herë pas hershme të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë. E, ato që janë karakteristike për Kosovën, janë sëmundjet hemorragjike. Kjo paraqitet gjatë pranverës së vonshme dhe verës së hershme. Kjo ndodh për shkak të numrit të madh të rriqrave, sidomos në komunën e Malishevës”.
“Pastaj, sëmundjet tjera si tularemia, e cila ka filluar të paraqitet pas luftës në Kosovë dhe numri i rasteve me këtë sëmundje është më i larti për kokë banori me të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës”, ka bërë të ditur Sadiku.
Ndërkaq, Ariana Kalaveshi ka thënë se sa i përket raportimit, situata epidemiologjike përcillet në mënyrë të rregullt me raporte ditore dhe javore, duke përjashtuar enklavat ku jeton popullata serbe.
“ Sistemi i raportimit mbulon gjithë sistemin shëndetësor në Kosovë, duke filluar nga qendrat e mjekësisë familjare deri te niveli terciar. Por, aty ku jeton popullata serbe, nuk raportojnë, edhe pse ne jemi të hapur dhe iu kemi shpërndarë fletushka informuese në gjuhën serbe dhe presim që të raportojnë. Mund të them se kemi një situatë të qetë epidemiologjike”, ka theksuar Kalaveshi.
Megjithastë, Sadiku konsideron se pavarësisht përpjekjeve të shumta institucionale, sistemi shëndetësor i informimit nuk është në nivelin e duhur.
“Te ne nuk është i zbatueshëm sistemi i informimit shëndetësor, edhe pse është bërë përpjekje. Ky është një problem i madh. Derisa ne, si Klinikë Infektive, kemi bashkëpunim të mirë me IKSHP- në, lidhur me sëmundjet infektive në terren”, është shprehur Sadiku.
Ai ka shtuar se falë punës së infektologëve është arritur që të bëhet trajtimi adekuat i pacientëve me epidemi të ndryshme , derisa ka thënë se numri i rasteve të vdekjeve të pacientëve me këto sëmundje është konform statistikave me vende më të zhvilluara se Kosova.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tashmë është i pajisur me laboratorin, i cili mund të testojë sëmundje të ndryshme dhe të japë rezultate brenda ditës.