Viti 2015 do të jetë vit kur qytetarët e Kosovës do ta kenë kartelën e sigurimeve shëndetësore, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Ky ligj tashmë është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, me këtë ligj parashihet që të formohet fondi për sigurime shëndetësore dhe shëndetësia kosovare të financohet me 90 milionë euro më shumë në vitin 2015.
Ministri Agani ka shpjeguar se sa u përket të drejtave dhe obligimeve që dalin nga ky ligj, në tre vjetët e parë të zbatimit të sigurimeve, të punësuarit në sektorin publik dhe atë privat, do të paguajnë në muaj nga 3.5 për qind të të ardhurave të tyre bruto, për sigurimin shëndetësor të obliguar, dhe po kaq, për të do të paguajë edhe punëdhënësi.
Në ato kompani apo organizata private, ku qarkullimi vjetor nuk arrin mbi 50 mijë euro, për sigurim shëndetësor do të paguajë vetëm punëmarrësi, në vlerë prej 2 eurove për anëtar të familjes.
“Me Ligjin për sigurime shëndetësorë themelohet fondi për sigurime shëndetësore, i cili iu mundëson qytetarëve që të shfrytëzojnë shërbime cilësore shëndetësore, si në sektorin publik, po ashtu në atë privat”.
“Ky fond do t’i kontraktojë këto institucione dhe në rastet kur pacienti ka rast emergjent, atëherë qytetari pa asnjë shpenzim do t’i shfrytëzojë shërbimet shëndetësore në vend, por nëse këto shërbime nuk kryhen brenda vendit, në disa raste këto shërbime do t’i marrë edhe jashtë vendit”, ka deklaruar Agani.
Arsim Çavdërbasha, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Financimit Shëndetësor, ka bërë të ditur për kategoritë e qytetarëve që janë të liruar nga pagesa e premiumit, por që do të kenë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore pa pagesë.
“Familjet e varfra me asistencë sociale, të burgosurit, qytetarët që jetojnë nën institucionet në përkujdesje të shtetit, pra fëmijët, personat me nevoja të veçanta, pleqtë, invalidët e luftës, fëmijët nën kujdes të sforcuar dhe nën kujdestari, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara të strehuar në shtëpitë për persona të moshuar, si dhe në shtëpitë për integrim në komunitet”.
“Në këtë kategori hyjnë edhe personat e riatdhesuar, bazuar në marrëveshjet bilaterale të Republikës së Kosovës me shtetet e tjera, invalidët e luftës me shkallë të lartë të pa-aftësisë (bashkëshortja dhe fëmijët e tyre nën 18 vjet), në pajtim me pragun zyrtar të paaftësisë minimale prej 60 për qind”, ka shpjeguar Çavdërbasha.
Përveç buxhetit të rregullt të shëndetësisë që ndahet çdo vit, Ministria e Shëndetësisë do të ketë në dispozicion edhe mjetet e mbledhura nga kontributet.
Ministri Agani ka theksuar se nga pagesa e kontributeve do të lirohen 384.379 qytetarë, që bëjnë pjesë në kategoritë sociale dhe kategoritë e tjera të liruara nga kontributet dhe që shërbimet do t’i marrin falas.
Ndryshe, udhëheqës i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ligji për sigurime shëndetësore është i domosdoshëm dhe se sa, sipas tij, do të jetë i suksesshëm ky ligj, varet nga mekanizmat kontrollues shtetërorë.
“Është për t’u përshëndetur miratimi i sigurimeve shëndetësore. Tension dhe trysni kemi bërë e gjithë shoqëria civile, mediat, që ne të kemi një ligj, dhe më në fund u votua. Disa rekomandime që ne kemi kërkuar, kanë kaluar, disa jo, por më mirë është të kemi një ligj për sigurime shëndetësore, se sa pa ligj fare”.
“Kurse, se sa do të ketë sukses ky ligj, varet nga mekanizmat shtetërorë kontrollues që parashihen jo vetëm në atë ligj , por edhe në atë të shëndetësisë. Çka është me rëndësi duhet që këtë obligim ta kryejnë sidomos kompanitë private, të paraqiten pranë fondit të sigurimeve shëndetësore”, është shprehur Syla.
Ndërkaq, mbledhja e kontributeve në Fondin e Sigurimeve do të fillojë në janar të vitit 2015, ndërsa Ligji i sigurimeve shëndetësore është vazhdimësi e ligjeve të tjera si Ligji i shëndetësisë, Ligji për odat e profesionistëve shëndetësor, Ligji për pajisje dhe produkte mjekësore dhe Ligji për kontrollin e duhanit.