Shfrytëzimi i fondeve dhe i kapaciteteve tjera shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, është bërë thuajse traditë nga partitë politike në Maqedoni, thonë ekspertët dhe drejtuesit e organizatave joqeveritare që merren me aspektet financiare të fushatës elektorale.
Sllagjana Taseva nga “Transparency International-Maqedoni”, thotë se veprimet e tilla, para së gjithash të partive në pushtet janë në kundërshtim me kodin zgjedhor, i cili në mënyrë të qartë ndalon keqpërdorimin e fondeve buxhetore për nevoja të promovimit të programeve zgjedhore të partive politike.
Madje, sipas Tasevës, keqpërdorime janë regjistruar edhe nëpër komuna ku edhe punëtorët komunalë shfrytëzohen qoftë për vendosjen e skenës apo të kryerjes së punëve tjera në shërbim të fushatës.
“Ne kemi regjistruar disa raste kur punonjësit komunalë të ndërmarrjeve nëpër disa komuna kanë ndërtuar apo vendosur platforma për mbajtjen e mitingjeve. Kemi raste kur deri te komunat dërgohen edhe fatura se ato duhet t’i paguajnë shpenzimet për fushatë elektorale”, thotë Taseva.
Edhe Osman Kadriu, ekspert për çështje juridike, flet për abuzimin e partive politike me fondet shtetërore. Ai thotë se një dukuri e tillë, jo vetëm që dëmton buxhetin e shtetit, por ajo i vendos në pozitë të pabarabartë subjektet që garojnë në zgjedhje.
“Kemi situata kur mjetet nga buxheti përdoren edhe për fushatën zgjedhore. Në këtë rast, me plot të drejtë konstatojmë se kemi shpërdorim të mjeteve buxhetore për çështje zgjedhore, që është në kundërshtim me kodin zgjedhor. Ky abuzim ka të bëjë edhe me mosbarazinë e të gjitha subjekteve që marrin pjesë në procesin zgjedhor”, vlerëson Kadriu.
Për shkelësit e dispozitave të Kodit zgjedhor që ndalon keqpërdorimin e fondeve buxhetore dhe të kapaciteteve tjera shtetërore, parashihen gjoba të larta, e madje edhe procedura penale, por deri më sot asnjë parti apo individ nuk është përballur me sanksione të tilla.
Sipas, Osman Kadriut kjo flet edhe për faktin se organet hetuese janë vënë në shërbim të propagandës zgjedhore të partive politike.
“Në qoftë se institucionet që janë kompetente, nuk ndërmarrin masa konkrete, ato sikur pajtohen dhe solidarizohen me këto devijime që nuk është në rregull. Në këtë rast vetëm sa vërtetohet ajo se në Maqedoni nuk funksionon shteti juridik“, shton Kadriu.
Sllagjana Taseva nga “Transparency International-Maqedoni“ thotë se keqpërdorimi i fondeve shtetërore është bërë në koordinim mes partive dhe institucioneve.
“Për shembull, shfrytëzohen makinat zyrtare, i tërë sigurimi vihet në shërbim të ministrave gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa revizori, i cili është i obliguar të ndjekë harxhimin e parave publike, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe institucionet e tjera nuk ndërmarrin asnjë masë kundër shkeljeve të tilla. Kjo nënkupton se e gjithë kjo është paramenduar mirë dhe realizohet nga i tërë sistemi që kontrollohet nga pushteti dhe i cili funksionon sikur partia dhe politika të jenë një“, thekson Taseva.
Pas përfundimit të fushatave zgjedhore, institucionet përkatëse kanë hartuar,, por me ndonjë vërejtje të papërfillshme për shkelje të Kodit zgjedhor e që nuk janë procesuar nga organet hetuese.