Pasi që Komisioni për Legjislacion ka përfunduar punën rreth ndryshimeve në draft-ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka proceduar atë në Qeverinë e Kosovës për të dhënë mendimin lidhur me ndryshimet.
Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se në fillim të kësaj jave, Kuvendi e ka dërguar në Qeveri draft-ligjin dhe pritet që ai t’i kthehet shpejt Kuvendit për procedura të mëtutjeshme.
“Draft-ligji nga Qeveria e Kosovës nuk është kthyer, nuk ka ardhur, ende e presim. Do të thotë të hënën e kemi adresuar në Qeveri dhe presim gjatë javës së ardhshme që ta kthejë Qeveria”, tha Krasniqi.
Lidhur me ndryshimet, të cilat i ka bërë Komisioni për Legjislacion, kryeparlamentari Krasniqi tha se arsyeja pse ka arritur deri te një vendim se pse duhet të bëhet një reformë në këtë ligj, nuk është arritur.
“Janë bërë disa ndryshime më shumë të natyrës teknike, por nuk janë ndryshuar apo nuk ka ndonjë ndryshim në pjesët që i kanë shkaktuar problemet në zgjedhjet e vitit 2010”, deklaroi Krasniqi.
Kurse, kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, nga LDK-ja, tha se sa i takon punës së Komisionit për ndryshime në Ligjin për zgjedhjet, Komisioni i ka kryer obligimet e veta.
“Ne i kemi realizuar të gjitha ndryshimet, të cilat kanë qenë të mundshme të bëhen, e që është një çështje, për të cilën nuk ka pasur konsensus dhe ka pasur problematika të veçanta, të tjerat kanë përfunduar”, shpjegoi për Radion Evropën e Lirë, Gashi.
Komisioni për legjislacion i Kuvendit të Kosovës së bashku me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, brenda një muaji kanë përfunduar ndryshimet e mundshme në draft-ligj.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë kritikuar këtë mënyrë të reformave të bëra nga ana e Kuvendi të Kosovës.
Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë ajo çka ka bërë Komisioni për legjislacion, nuk ka të bëjë fare me reformë.
“Për reforma nuk mund të flitet. Mund të flasim për ndryshime sipërfaqësore, të cilat më tepër kanë pasur të bëjnë me konkretizimin e disa çështjeve ose qartësimin e disa normave, të cilat kanë qenë pak konfuze dhe assesi nuk prek substancën e këtij ligji, në mënyrë që të themi më pas se kemi arritur një reformë. Kjo nuk është reformë, është plotësim ndryshim i legjislacionit aktual. Ne vlerësojmë se në aspektin formal procedural, ka kaluar nga ana e komisionit”, u shpreh Selmanaj.
Sido që të jetë, pas kalimit të mandatit të komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, Kuvendi kishte vendosur që kompetencat për ndryshimin e plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme t'i barten Komisionit për legjislacion.
Reforma zgjedhore në Kosovë ishte iniciuar paralelisht edhe me ndryshimet kushtetuese, mirëpo, në mungesë konsensusi, është vepruar vetëm në Ligjin zgjedhor.