Dita Botërore kundër Kancerit, Kosovën e gjen me një numër të madh të personave që janë prekur me këtë sëmundje. Vetëm gjatë vitit 2013 kanë qenë rreth 750 raste të reja të prekur me kancer, kanë deklaruar onkologët.
Mbi 24,000 vizita mjekësore dhe protokolle terapeutike të zbatuara te pacientët, dhe mbi 3 mijë seanca radio-terapeutike, janë realizuar në Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht në institutin onkologjik.
Bazuar në të dhënat e fundit rreth incidencës dhe vdekshmërisë së lartë në mbarë botën nga kjo sëmundje, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë miratuar Planin Nacional për Kontrollin e Kancerit, i hartuar nga Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit të Kosovës.
Ky plan, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, ka për qëllim zvogëlimin e incidencës së kancerit, ku objektivë kryesore ka parandalimin, zbulimin e hershëm dhe skriningun, diagnostikimin, trajtimin specifik multidisiplinar, trajtimin paliativ dhe rehabilitimin e pacientëve të prekur.
Në këtë plan, vend i veçantë i është kushtuar skrining programeve për kancerin e gjirit, atij kolo-rektal dhe kancerit të qafës së mitrës.
Ndryshe, kanceri i gjirit zë vendin e parë në tumoret malinjë që prekin gratë.
Shqetësues është fakti se në Kosovë çdo vit zbulohen rreth 200 raste të reja me kancer të gjirit.
Behxhet Osmani, drejtor i instituti onkologjik ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se për rreth 750 raste të reja me kancer, sa janë zbuluar vitin e kaluar, është një shifër që flet se incidenca është më e ulët se shtetet e tjera, për shkak se siç thotë ai, Kosova ka popullatën e re.
"Në Kosovë, pra në institutin onkologjik ekzistojnë mundësit duke filluar nga diagnostikimi e deri te trajtimi. Nëse rastet zbulohen herët kryhet intervenimi kirurgjik, dhe pastaj edhe terapia në institutin onkologjik. Prej 750 rasteve vetëm 22 i kemi dërguar jashtë vendit gjatë vitit 2013. Përmbi 95 për qind të pacientëve që vuajnë nga kanceri i kemi trajtuar në Kosovë", thotë Osmani.
Ndryshe, Kosova çdo vit ndan nga rreth 5 milionë euro për citostatikë, barna këto që shërbejnë për trajtimin e pacientëve të prekur me kancer.
Ndërkaq në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thuhet se shpenzimet spitalore të barrës së kancerit janë duke dëmtuar edhe ekonomitë e vendeve më të pasura dhe janë përtej mundësive të vendeve në zhvillim, si dhe po krijojnë barrë të papërballueshme për sistemet e kujdesit shëndetësorë.
Në vitin 2010, shpenzimet ekonomike vjetore të kancerit ishin përllogaritur të arrijnë rreth 1.16 trilion dollarë .
Ende rreth gjysma e të gjitha kancereve mund të shmangen nëse njohuritë e tashme do të zbatoheshin në mënyrë të përshtatshme.
Skender Syla, udhëheqës i organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, ka bërë të ditur se për të pasur një program të mirëfilltë të kontrollit të kancerit është një rrugë e gjatë dhe kërkon angazhim të të gjitha strukturave që merren me këtë çështje, duke shtuar se viteve të fundit, janë bërë disa hapa konkret për luftën kundër kancerit.
"Dita botërore e kancerit këtë vit e ka një mesazh i cili thotë se beteja globale kundër kancerit nuk do të fitohet vetëm me trajtim dhe masat parandaluese janë më se të nevojshme. Kosova është pjesë e komunitetit rajonal dhe global dhe si e tillë përballet me barrën e kancerit. Mendoj që viteve të fundit janë bërë hapa të mirë drejt parandalimit, ku do të përmendja ligjin kundër duhanit. Janë bërë edhe disa hapa të rëndësishëm në diagnostikimin e hershëm të kancerit, si dhe trajtimin e tyre", thekson Syla.
Ndryshe, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë flasin se brenda vitit në botë regjistrohen rreth 10 milionë raste të reja me kancer.
Supozohet se në vitin 2020, kjo rritje mund të shkojë deri në rreth 15 milionë raste të reja në nivel global.