Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoni, ende është larg pritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, e cila përveç avancimit të pozitës së shqiptarëve, kishte për qëllim kryesor edhe pajtimin ndërmjet bashkësive më të mëdha etnike.
Kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të marrëdhënieve ndëretnike, duke komentuar manifestimet ndaras me rastin e 12-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Në fakt, sikurse vitet e kaluara, edhe tani ministrat maqedonas nderojnë pjesëtarët e vrarë të forcave të sigurimit, ndërsa ministrat shqiptarë nderojnë ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Milaim Fejziu, ligjërues universitar thotë se e gjithë kjo është pasojë e mosrregullimit të statusit juridik të shqiptarëve në Maqedoni.
“Ne, edhe pas 12 vjetëve, lirisht mund të konstatojmë se marrëdhëniet ndëretnike vazhdojnë të ecin në dy binarë, në njërin binar pala maqedonase që veten e konsideron si popull-bartës i sovranitetit dhe shtetësisë dhe në binarin tjetër shqiptarët si minoritet, i cili duhet të fitojë disa të drejta minoritare. Dëshmi për këtë është gjuha, e cila nuk është gjuhë zyrtare".
"Dëshmi e dytë është pabarazia para ligjit dhe shumë fusha tjera ku cenohen edhe ato (të drejta) ku Marrëveshja e Ohrit ka dhënë një zgjidhje sado minimale, edhe ato nuk zbatohen. Kështu që unë nuk e shoh perspektivën e mirë derisa në Maqedoni nuk vendoset një sistem demokratik mbi baza të barabarta të popujve që e konstituojnë shtetin e Maqedonisë”, thotë Fejziu, duke kritikuar për këtë gjendje në veçanti partitë politike shqiptare, të cilat Marrëveshjen e Ohrit e interpretojnë varësisht pozitës të tyre në qeveri apo opozitë.
“Partitë politike bëjnë politikë mbi kurrizin e popullit. Ato mund të jenë edhe të kënaqura për shkak të komoditetit që e kanë, por ato nuk duhet të harrojnë se ajo ushtri, ata luftëtarë nuk e kishin ideal të rrisin numrin e ministrave shqiptarë në qeveri, pasi edhe para konfliktit ne kishim pesë ministra, kurse edhe tani pas konfliktit kemi pesë ministra Pra, ky nuk ishte qëllimi i tyre. Ata kishin si ideal që këtë popull ta bëjnë shtetëformues, të jenë bartës të sovranitetit, të jemi të barabartë. Prandaj, thirrja se Marrëveshja e Ohrit i ka zgjidhur problemet, nuk qëndron”, shprehet Fejziu.
Por, Mirjana Malevska, ligjëruese në Universitetin e Evropës Juglindore dhe njohëse e marrëdhënieve ndëretnike thotë se në shoqëritë e përziera etnike është vështirë të arrihet pajtimi, në veçanti pas periudhave konfliktuoze.
Malevska thotë se të gjithë faktorët në vend duhet të punojnë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, e cila këto 12 vjet ka arritur qëllimin kryesor të saj, vendosjen e paqes.
“Marrëveshja e Ohrit është një shans për ne, shans për shoqërinë tonë, që të jetë më mirë, që raportet ndëretnike të jenë më të mira. Kjo nuk është ndonjë formulë që do të garantonte se duhet të jetë kështu, por na jep një rast që të punojmë edhe më shumë për një shoqëri të integruar".
"Kjo marrëveshje ka arritur qëllimin kryesor të saj, vendosjen e paqes dhe gjatë këtyre 12 vjetëve ne kemi paqe. Por, ka edhe çështje tjera që duhet përmbushur si çështja e kuotave apo e përfaqësimit, këto duhet të realizohen dhe besoj se këtë po e bën partia shqiptare në Qeveri”, thotë Malevska duke shtuar se marrëdhëniet ndëretnike shpeshherë janë peng i dukurive negative, siç është korrupsioni.
Malevska konsideron se partitë, për arritjen e qëllimeve të tyre apo për fshehjen e korrupsionit, nuk hezitojnë të hapin incidente ndëretnike.
“Shoqëria shumë-etnike në parim është vështirë të menaxhohet, jo vetëm te ne, por edhe në vendet tjera që kanë nga dy apo tri bashkësi të mëdha etnike. Është shumë vështirë të harmonizohen interesat e tyre, kërkesat e tyre janë të mëdha, madje mund të çojnë edhe në ndarje të mëdha".
"Do të ketë probleme të ndryshme, edhe pse unë besoj se problemi më i madh për momentin, me të cilin përballet vendi, është korrupsioni, e jo marrëdhëniet ndëretnike, pasi në shumë raste është dëshmuar se aktorët janë në gjendje të keqpërdorin raportet ndëretnike për të mbrojtur afera të ndryshme korruptive. Pra, nuk është fjala nëse Marrëveshja e Ohrit është e mirë apo jo, por niveli i demokracisë, zbatimi i së drejtës, interesi i shtetit për problemet reale të qytetarëve e kështu me radhë”, vlerëson Malevska.
Marrëveshja e Ohrit, e arritur më 13 gusht të vitit 2001, pas një konflikti disa mujor, duhet të zbatohej për 4 vjet, por edhe 12 vjet pas nënshkrimit, ajo ende është objekt i interpretimeve të ndryshme lidhur me dispozitat e saj që duhet të avancojnë pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.