Zbatimit dhe monitorimi i mirëfilltë i ligjeve në Kosovës, ende është duke çaluar, thonë disa nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës, anëtarë të komisionit për legjislacion.
Ata konsiderojnë se kjo gjendje është krijuar pasi që nuk ka vullnet të duhur politik për ta ndryshuar gjendjen.
Mirëpo, nënkryetari i komisionit për legjislacion, Behar Selimi, nga partia në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës, thotë se monitorimi i zbatimit të ligjeve është duke u bërë, por jo në nivelin e duhur.
“Mendoj se ka monitorim të zbatimit të ligjeve, megjithatë nuk është në nivelin e kënaqshëm. Dhe kjo është në dorën e secilit komision funksional kompetent për mbikëqyrjen e ligjeve të caktuara të fushave të cilat ata i mbikëqyrin. Dhe nëse i përgjigjemi pyetjes se pse nuk është i theksuar ky funksion që e kanë deputetët, mendoj se deputetët kohëve të fundit po kanë prioritete me shqyrtimin e shumë projekt ligjeve që po na vijnë në kuvend”, tha Selimi.
Deputeti Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se kuvendi ka pasur disa aktivitete në ketë drejtim, pot ato nuk kanë rezultuar të suksesshme.
Sipas tij, gjendja e tanishme kërkon një veprim në mënyrë që të ketë zbatueshmëri të duhur të ligjeve.
“Është shumë e nevojshme që të ketë mbikëqyrje të zbatushmerisë së ligjeve sidomos ligjet që kanë edhe detyrime të nxjerrjes se akteve nënligjore ku po thuajse rrallë herë qeveria i ka zbatuar në tërësi. Kjo tregon edhe një neglizhencë të komisioneve të ndryshme. Dhe mendoj që duhet të kërkohet edhe nga udhëheqësit e kuvendit, edhe nga grupet parlamentare, po sidomos përgjegjësi nga kryetarët e komisioneve që në agjendat e tyre të përfshihen sa me shumë monitorim të zbatimit të ligjeve”, tha Zemaj.
Kurse, Albulena Haxhiu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me ngecjet në monitorimit e zbatimet të ligjeve thotë se në këtë drejtim, kuvendi dhe komisionet përkatëse kanë dështuar.
“Mendoj se nuk ka vullnet politik për të bërë këtë punë. Mendoj po ashtu se deputetët janë të papërgjegjshëm dhe realisht nuk janë të interesuar fare që të ketë zbatueshmëri të ligjeve. Ne e dimë që Kosova nuk vuan nga mospasja e ligjeve, mirëpo nga moszbatimi i atyre në praktikë, apo mos implementimi i atyre ligjeve”, tha Haxhiu.
Rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës i obligon komisionet parlamentare që të monitorojnë zbatimin e ligjeve.
Në rregullore thuhet se çdo komision brenda fushës së tij të përgjegjësive ka autoritet për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit nga Qeveria e Kosovës, ose nga ministria përkatëse.
Ministria përkatëse i raporton komisionit funksional në lidhje me zbatimin e ligjit pa kërkesë, së paku një herë në vit.
Për ta ushtruar autoritetin e dhënë më lart, komisionet: bëjnë kontrolle dhe studime për efektivitetin e ligjeve në fuqi për çështje të fushëveprimit të tyre, si zbatohen ato dhe propozojnë masa për raste konkrete.
Ndryshe, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kanë deklaruar se jo vetëm në ketë legjislaturë, por edhe në të kaluarat kuvendi dhe komisionet kanë neglizhuar në maksimum çështjen e monitorimit të ligjeve.
Ndërkaq, nga organizata ndërkombëtare është thënë se Kosova ka ligje të avancuara, por, sipas tyre, nëse nuk gjendet zgjidhje për zbatimin e tyre, kjo mangësi do të bëjë që Kosova të jetë larg shtetit ligjor.