Kuvendi i Kosovës që nga themelimi ka miratuar një mori ligjesh në fusha të ndryshme, por që këto ligje, sipas shoqërisë civile dhe juristëve kosovarë, nuk kanë gjetur zbatim. Mosrespektimi i këtyre ligjeve, siç thonë ata, ka pamundësuar funksionimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.
Avokati Korab Sejdiu thotë për Radion Evropa e Lirë se problemi në Kosovë nuk qëndron te mungesa e ligjeve, por fokusohet më tepër te zbatimi i normave ligjore. Sipas tij, e gjithë kjo ndërlidhet me mungesën e vullnetit për t’i zbatuar ato ligje nga personat që janë të thirrur për t’i zbatuar ato.
Sejdiu shton se kjo mungesë e vullnetit për respektim të ligjeve është e lidhur drejtpërdrejt me mungesën e kërkimit të përgjegjësisë nga personat, të cilët nuk i zbatojnë ligjet.
“Duhet të ndërtohet sistem i zbatimit të ligjeve, i cili ndëshkon mungesën e vullnetit apo mungesën e kryerjes së punës prej secilit prej neve që jemi pjesë e sistemit të drejtësisë. Pikërisht kjo ka të bëjë me rezultatin përfundimtar që, aktualisht, është duke dëmtuar Kosovën jashtë mase, sidomos në sundim të ligjit, e ajo është që njerëzit nuk po dëshirojnë t’i zbatojnë ligjet dhe rrjedhimisht ka pasoja të mëdha edhe për shoqërinë tonë, edhe për ata që shkelin ligjin”, shprehet Sejdiu.
Edhe pse Qeveria e Kosovës e ka shpallur sundimin e ligjit si një ndër prioritetet e vendit, në dyert e institucioneve për sundimin e ligjit vazhdojnë të trokasin kritika, edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.
Instituti Demokratik i Kosovës gjatë vitit që lamë pas, ka bërë monitorimin e zbatueshmërisë së tri ligjeve. Isuf Zejna, analist në KDI, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë monitorimit është parë se shumë ligje që miratohen në Kuvendin e Kosovës, nuk parashohin masa ndëshkuese për institucionet apo individët që nuk respektojnë normat ligjore.
“Shumica e ligjeve nuk parashohin norma ndëshkuese për moszbatimin e tyre. Për ligjet që ne i kemi monitoruar, përkatësisht zbatimin e tyre, nuk kemi vërejtur se ka norma ndëshkuese të cilat penalizojnë ndonjë institucion apo individ për moszbatimin e këtyre ligjeve”, thotë Zejna.
Për respektimin e ligjeve në Kosovë, thekson Zejna, duhet patjetër të krijohen mekanizma që mbikëqyrin zbatueshmërinë e tyre.
Ai thotë se komisionet parlamentare, të cilat e bartin kompetencën kryesore dhe përgjegjësinë më të madhe për të shikuar se sa po zbatohen ligjet, nuk kryejnë punën e tyre në raport me përgjegjësitë kushtetuese që kanë.
Që nga themelimi i Kuvendit të Kosovës, shprehet Zejna, ky mekanizëm ka monitoruar zbatimin e vetëm 40 ligjeve.
“Deri më tani ajo çka kemi parë ne, është që Kuvendi, pasi që ta bëjë monitorimin e zbatueshmërisë së këtyre ligjeve, harton një numër të rekomandimeve që ia dërgon Qeverisë, mirëpo të njëjtat nuk plotësohen dhe nuk ka asnjë lloj ndëshkimi për këto institucione”, thekson Zejna.
Avokati Korab Sejdiu thotë se në të secilin ligj janë paraparë mekanizmat për zbatim të ligjit, por problemi kryesor mbetet te kërkimi i përgjegjësisë për ata që nuk e respektojnë ligjin.
“Pikërisht në këtë rast duhet të veprohet në të gjitha anët. Qytetarët duhet të vetëdijesohen për të drejtat që kanë dhe duhet të insistojnë që ato të drejta të realizohen sa i përket ligjeve dhe zbatimit të tyre. Ndërkaq, edhe institucionet tona duhet të tregojnë vullnet politik për të zbatuar ligjet aq sa kemi kapacitete”, konsideron Sejdiu.
Ndryshe, përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës dhe drejtues të organeve të drejtësisë kanë përsëritur disa herë se forcimi i sundimit të ligjit në vend duhet të jetë prioritet dhe angazhim i gjithë mekanizmave vendorë.

Duhet të ndërtohet sistem i zbatimit të ligjeve, i cili ndëshkon mungesën e vullnetit apo mungesën e kryerjes së punës prej secilit prej neve që jemi pjesë e sistemit të drejtësisë
“Duhet të ndërtohet sistem i zbatimit të ligjeve, i cili ndëshkon mungesën e vullnetit apo mungesën e kryerjes së punës prej secilit prej neve që jemi pjesë e sistemit të drejtësisë. Pikërisht kjo ka të bëjë me rezultatin përfundimtar që, aktualisht, është duke dëmtuar Kosovën jashtë mase, sidomos në sundim të ligjit, e ajo është që njerëzit nuk po dëshirojnë t’i zbatojnë ligjet dhe rrjedhimisht ka pasoja të mëdha edhe për shoqërinë tonë, edhe për ata që shkelin ligjin”, shprehet Sejdiu.
Edhe pse Qeveria e Kosovës e ka shpallur sundimin e ligjit si një ndër prioritetet e vendit, në dyert e institucioneve për sundimin e ligjit vazhdojnë të trokasin kritika, edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.
Instituti Demokratik i Kosovës gjatë vitit që lamë pas, ka bërë monitorimin e zbatueshmërisë së tri ligjeve. Isuf Zejna, analist në KDI, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë monitorimit është parë se shumë ligje që miratohen në Kuvendin e Kosovës, nuk parashohin masa ndëshkuese për institucionet apo individët që nuk respektojnë normat ligjore.
Shumica e ligjeve nuk parashohin norma ndëshkuese për moszbatimin e tyre.