Përfaqësuesit e Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, thonë se marrëveshja e arritur në dialogun Prishtinë – Beograd do të ndihmojë edhe procesin e kthimit të personave të zhvendosur.
Por, zyrtarët e Qeverise së Serbisë gjatë procesit të negociatave me Prishtinën, u kanë premtuar serbëve të atjeshëm se do të ruajnë përbërjen etnike e demografike në veri ashtu siç është sot.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, tha për Radion Evropa e Lirë se do të krijohen kushtet që të gjithë që janë detyruar apo për çfarëdo arsye kanë lëshuar shtëpitë dhe pronat e tyre do të rikthehen dhe jetojnë sërish në shtëpitë e tyre.
Jevtiq ka përjashtuar mundësin që kthimi i të zhvendosurve në veri do të bëhet në kuadër të kompetencave të asociacioni të komunave serbe që pritet të formohet.
“Procesi i kthimit, kudo në Kosovë, duhet të jetë nën kompetencat e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe në këtë kuptim edhe procesi i ardhshëm, lidhur me bashkësinë e komunave serbe, duhet të jetë në koordinim me kompetencat e drejtpërdrejta të Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit, sepse ky edhe është institucioni i cili merret me çështjen e kthimit të personave të zhvendosur, kudo në Kosovë”, ka deklaruar Jevtiq.
Sa i përket procesit të kthimit në veriun e Mitrovicës, kjo për momentin nuk është duke ndodhur nën kompetencat direkte ose indirekte të ministrisë për kthim.
Sipas ministrit, ky proces, për momentin është nën kompetencat e komunës së Mitrovicës.
“Ne si ministri dhe unë si ministër, kemi marrë qëndrimin që çdo proces i kthimit, pra, edhe ky, duhet të zhvillohet nën kompetencat e kësaj ministrie, e cila e ka mandatin për një proces të tillë. Në këtë kuptim, gjithsesi që duhet të kyçet edhe Zyra Administrative në veri të Mitrovicës, e cila është kompetente për procesin e kthimit, për atë territor”, tha ai.
Është e rëndësishme që proces i kthimit, sipas ministrit Jevtiq, të bëhet në mënyrë transparente, dhe në këtë mënyrë siç tha ai, mund të eliminohen të gjitha spekulimet, të cilat kanë mundur të dëgjohen zyrtarisht ose jozyrtarisht rreth kthimit në veri të Mitrovicës.
“Marrëveshja i hap dyert për mundësitë e kthimit në masë të të zhvendosurve. Por, për kthimin duhet të flasim nga një aspekt real. Duhet të jemi real dhe të themi se mjaft persona janë të regjistruar në Serbi, si të zhvendosur. Një numër i madh i të zhvendosurve, ndërkohë ka ardhur në Kosovë".
"Në periudhën menjëherë pas përfundimit të ngjarjeve të luftës të vitit 1999, kemi pasur situatën që një numër i madh i njerëzve kanë shkuar në Serbi, janë regjistruar atje dhe pas një periudhe janë kthyer në Kosovë dhe nuk janë regjistruar si të kthyer. Në këtë kuptim, janë një çështje tjetër informatat zyrtare të shkruara në letër dhe tjetër është situata në terren”, shtoi ministri Jevtiq.
Edhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se kthimi i të gjithë personave të zhvendosur nga Kosova duhet të behet në kuadër të kompetencave të Qeverisë së Kosovës, konkretisht ministrisë se kthimit.
Drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së Behxhet Shala, thotë se çështja e të kthyerve nuk duhet të ketë ndarje, pasi që një proces i tillë është e drejtë elementare e cdo personi të zhvendosur.
“Mendoj se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet që kompetencat e kthimit për të zhvendosur të jetë Asociacioni i Komunave, sepse atëherë në fakt ajo do të dalë mbi qeverinë. Kështu që ajo do të krijonte një dualizimi të veprimeve dhe i vendim marrjes. Nga kjo më së shumti do të do të pësonin pikërisht personat të cilët do të duhej të ktheheshin, sepse do të mbeteshin peng ndërmjet Asociacionit të Komunave dhe Qeverisë së Kosovës”, tha Shala.
Numri më i madh i të zhvendosurve i përket komunitetit serb, që për më gjatë se një dekadë jeton në Serbi por edhe në Mal të Zi.
Për shkak të zhvillimeve politike, nga i gjithë procesi i kthimit të zhvendosurve, një prej sfidave të mëdha mund të jetë ajo e rikthimit të shqiptarëve nga jugu i Mitrovicës në veri dhe i serbëve nga veriu në jug.