Marrëveshja e arritur në dialogun Prishtinë – Beograd do të ndihmojë edhe procesin e kthimit të personave të zhvendosur, thonë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Kompetencat e plota për kthimin e të zhvendosurve, mendon që t’i marrë pikërisht kjo ministri.
Me gjithë rezultatet e arritura, edhe pas 14 vjet të përfundimit të konfliktit, ndonëse nuk prezantohen shifra të sakta, raportet e institucioneve tregojnë se ende ka dhjetëra mijëra persona që nuk janë kthyer nëpër shtëpitë dhe pronat e tyre.
Numri më i madh i të zhvendosurve i përket komunitetit serb, që për më gjatë se një dekadë jeton në Serbi po Mal të Zi.
Ndërkaq, për shkak të zhvillimeve politike, nga i gjithë procesi i kthimit të zhvendosurve, një prej sfidave të mëdha mund të jetë ajo e rikthimit të shqiptarëve nga jugu i Mitrovicës në veri dhe i serbëve nga veriu në jug.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, thotë se marrëveshja Thaçi - Daçiq, e ka ndihmuar këtë proces. Ndërkaq, ai beson se do të krijohen kushtet që të gjithë që janë detyruar apo për çfarëdo arsye kanë lëshuar shtëpitë dhe pronat e tyre të rikthehen dhe jetojnë sërish në to.
“Procesi i kthimit duhet të nënkuptojë aspektet e njëjta, pavarësisht se ku zhvillohet, në jug apo në veri të Mitrovicës”, thotë Jevtiq.
Ai pret që me marrëveshjen e arritur në Bruksel, po krijohen kushtet që serbët e zhvendosur nga Kosova në Mal të Zi dhe Serbi të rikthehen, sikurse edhe shqiptarët, të cilët për shkak të gjendjes në veri, kanë lëshuar pronat e tyre, të rikthehen dhe jetojnë sërish atje.
Projektet e kthimit, janë mbështetur edhe nga shumë vende evropiane. Britania e Madhe është një prej atyre që ka ndihmuar këtë proces. Ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff, thotë se kthimi është e drejtë e secilit, pavarësisht përkatësisë etnike. Edhe ambasadori Cliff mbështet Ministrinë që ajo t’i marrë të gjitha kompetencat e nevojshme për kthimin e të zhvendosurve.
“Qeveria ime e përkrah të drejtën e kthimit të secilit qytetar që dëshiron që të kthehet në shtëpinë e tij dhe këtu nuk ka dyshime”, shprehet Cliff.
Kthimi i shqiptarëve në veri të Mitrovicës, sipas tij, do të duhej të zbatohej sikurse edhe projektet e kthimit të serbëve në qytetin e Prizrenit.
Gjatë procesit të negociatave me Prishtinën, përfaqësuesit e Qeverisë serbe kanë vizituar komunat veriore, me ç’rast ata u kanë premtuar serbëve të atjeshëm se do të ruajnë përbërjen etnike e demografike në veri, duke e vënë në dyshim kthimin e të zhvendosurve dhe projektet për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës