Vizita e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e cila është paralajmëruar për 12 maj, në veri të Kosovës, ka për qëllim unifikimin e liderëve të serbëve të veriut rreth planit për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 19 prill, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiq.
Mirëpo, një gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë, vlerësojnë politikanët serbë të Kosovës.
Lideri i serbëve të veriut të vendit, Marko Jakshiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje e shkel Kushtetutën e Serbisë dhe se serbët e veriut të Kosovës nuk do të pajtohen me kërkesat e Vuçiqit, sepse pajtimi me të, do të nënkuptonte që edhe ata e shkelin këtë Kushtetutë.
“Mendoj se vizita e Vuçiqit është më shumë teatrale. Kam dëgjuar se ai do të vijë në veri me një suitë të madhe, para së gjithash, truproje. Një gjë e tillë nxit dyshimin se çfarë i duhet e gjithë kjo, nëse marrëveshja është e mirë. Unë mendoj se ne nuk duhet të marrim pjesë në gjithë këtë dhe se kjo marrëveshje është krejtësisht e Vuçiqit dhe jo e serbëve që jetojnë në Kosovë. Prandaj, Vuçiqi nuk mundet ta ndajë me ne të keqen që e ka bërë vetë”, thotë Jakshiq.
Edhe lideri i serbëve të Kosovës qendrore, Rangjel Nojkiq, vlerëson se është vështirë që Vuçiq të arrijë një pajtim me liderët e serbëve të veriut të Kosovës lidhur me marrëveshjen.
Por, edhe nëse kjo ndodh, siç thotë ai, zbatimi i marrëveshjes do të jetë i pamundur, për shkak se liderët e serbëve të veriut e bishtnojnë çfarëdo marrëveshje.
“Ju keni dëgjuar para disa ditësh, kur përfaqësuesit e bashkësisë së komunave thanë se Vuçiqi është i mirëseardhur dhe se dëshirojnë t’i sqarojnë disa dyshime. Por, ja që tash, në realitet, po ndodh diçka tjetër. Kështu që, kurdo që arrihet çfarëdo marrëveshje me ta, ata gjejnë mënyra që ato t'i kontestojnë. Kështu ka ndodhur edhe me referendumin, kështu po ndodh edhe lidhur me vizitën e Vuçiqit, e kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen”, vlerëson Nojkiq.
Por, çfarë thonë qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës, lidhur me vizitën Vuçiqit dhe mundësinë për të arritur një pajtim ndërmjet tij dhe liderëve serbë të veriut?
Zarko Jovoviq, pret që situata të ndryshojë për të mirë:
“Pres që të bëhet më mirë. Mendoj se do të pajtohen dhe do ta arrijnë një marrëveshje. Qeveria ka premtuar se do të investojë në veri dhe po shpresoj se do të bëhet më mirë”.
Milovan Iliq, shpreh mendimin se pavarësisht asaj se si do të zhvillohet situata, në veri të Kosovës do të mbeten institucionet e Serbisë.
“Ato janë një shtyllë e fortë në gjithë Kosovën dhe mendoj se për një kohë të gjatë askush nuk mundet të na bëjë asgjë”, thotë Iliq.
Por, Momir Jovanoviq mendon se gjithçka do të varet nga fakti nëse Vuçiq do të arrijë t'i bindë serbët e veriut:
“Ne presim të bëhet mirë, nëse Vuçiq di të na bindë, por ai nuk mund të na bindë, sepse bëhet fjalë për atë që ne nuk mund të fundosemi. Vuçiqi po përpiqet, por të tjerët po e shkelin. Unë e di që këtu nuk do të ketë ardhmëri kurrë”.
Në anën tjetër, paralajmërimet e liderëve të serbëve të veriut se nuk do të pajtohen me ato që pritet t’ua ofrojë Vuçiq më 12 maj, sipas Jakshiqit, mund të pasohen me veprime të caktuara të Beogradit.
“Beogradi mund të bëjë disa veprime jo të popullarizuara, që serbëve të veriut t’ua ndërpresë financimin, por duhet të dihet se edhe me një veprim të tillë shkelet Kushtetuta. Unë nuk pres se do të arrihet ndonjë marrëveshje, për shkak se serbët e veriut nuk guxojnë të pranojnë diçka që është në dëm të tyre”, thekson Jakshiq.
Por, Nojkiq, vlerëson se Beogradi zyrtar ka mekanizma, me të cilët do t’i detyronte serbët e veriut të bashkëpunonin. Sipas tij, Beogradi zyrtar, fillimisht duhet të hulumtojë se ku janë harxhuar mjetet financiare që janë dedikuar për veriun e Kosovës.
Në këtë mënyrë, siç thotë ai, do të gjendeshin përgjegjësit, të cilët duhet të japin llogari se ku kanë shkuar mjetet.
“Unë nuk mendoj se duhet të ndërpritet financimi. Por, duhet hulumtuar se si janë harxhuar mjetet. Këtu qëndron esenca e problemit. Plani i Ahtisarit e ka mundësuar që Beogradi t’i financojë serbët. Kjo nuk mund të kontestohet, por ky plan nuk e mundëson që të kryhen mashtrime me mjete financiare dhe që ato të keqpërdoren. Ato mjete duhet t’i shfrytëzojnë ata që kanë nevojë për to dhe jo që përfitimin më të madh ta kenë ata, të cilët disponojnë me ato mjete”, shprehet Nojkiq.
Ndryshe, të premten në Beograd është mbajtur tubimi protestues i serbëve të Kosovës me moton “Mbetemi në Serbi”, në shenjë të kundërshtimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel më 19 prill. Siç thuhet, serbët e Kosovës, vlerësojnë se kjo marrëveshje i vë ata nën pushtetin e institucioneve të Kosovës.