Qeveria e Serbisë duket të jetë e lodhur nga kërkesat e vazhdueshme të liderëve politikë nga komunat veriore të Kosovës.
Pakënaqësitë e liderëve nga veriu i Kosovës janë shtuar që nga arritja e marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Të martën, kryeministri Ivica Daçiq dhe zëvendësi i tij, Aleksander Vuçiq, kanë pritur sërish liderët e komunave veriore, por nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.
Opinioni ishte në pritje të vendimit për organizimin e mundshëm të referendumit gjithë-serb në lidhje me marrëveshjen e arritur në dialogun me Prishtinën. Por, tani serbët e veriut nuk e kishin referendumin si kërkesë kryesore.
Kryeministri serb, Ivica Daçiq, mendon se Serbia nuk ka shumë kohë të humbë në lidhje me fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur me Prishtinën. Ky vend, është në pritje të vendimit të Brukselit, më 25 qershor, për marrjen e datës së nisjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja me Prishtinën, ishte kushti kryesor për marrjen e kësaj date, andaj Qeveria serbe duket e vendosur të mos e lëshojë këtë rast.
“Tani referendumi nuk është opsion”, ka thënë Daçiq, duke komentuar pozicionin e serbëve nga veriu i Kosovës.
Sipas tij, Qeveria serbe ishte e gatshme të pranonte cilindo rezultat që do të dilte nga referendumi, por liderët veriorë në fund nuk ishin pajtuar që të shkohej në referendum
“Ne nuk kemi kohë që me muaj ta shqyrtojmë këtë çështje, ngase kjo do ta sillte Serbinë në një situatë të rëndë ku nuk do të mund të zbatonte marrëveshjen”, ka theksuar Daçiq.
Ndërkohë, serbët e komunave veriore të Kosovës, të cilët janë zgjedhur në krye të komunave në bazë të ligjeve të Serbisë, duket se nuk janë të gatshëm të pranojnë referendumin me pyetjen se kush është për dhe kush kundër marrëveshjes së arritur me Prishtinë, ngase i druhen rezultatit.
Njëri nga liderët e serbëve të veriut, Milan Ivanoviq, ka thënë se referendumi mund të mos jetë kërkesa e qëlluar, para se Gjykata Kushtetuese e Serbisë ta thotë mendimin e saj në lidhje me marrëveshjen.
“Ne i japim prioritet Gjykatës Kushtetuese dhe vlerësimit të saj në lidhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e marrëveshjes”, ka thënë Ivanoviq.
Sipas tij, marrëveshja është e papranueshme, ngase cenon interesat vitale të serbëve, kurse plani i zbatimit është edhe më i keq.
Përfaqësuesit nga Kosova pritet të takojnë kreun e Qeverisë serbe edhe më 7 maj, për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e arritur në dialog me Prishtinën.
Që nga mbarimi i konfliktit në vitin 1999, serbët e komunave veriore kanë jetuar sipas rregullave të veta dhe ligjeve të Serbisë. Në këto komuna, mungoi një shtrirje normale e administratës ndërkombëtare të UNMIK-ut siç kishte ndodhur në pjesët tjera të Kosovës, sikurse që më pas, as autoritetet e shtetit të Kosovës nuk arritën ta shtrijnë pushtetin atje.
Kjo pjesë u kontrollua nga forca politike që bazën e kanë në Beograd. Kurse me marrëveshjen Thaçi - Daçiq, serbët e atjeshëm konsiderojnë se po integrohen në sistemin juridik kushtetues të Kosovës. Kjo, sipas tyre, është e papranueshme dhe paralajmërojnë se do të rezistojnë për të mos lejuar zbatimin e kësaj marrëveshje.