Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, të cilët kanë ftuar ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, që të raportojë në komision, kanë ngritur shumë çështje dhe kanë bërë shumë pyetje për, siç thanë ata, problemet e shumta që po e përcjellin Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Anëtarët e këtij komisioni nga opozita, vlerësojnë se për diplomacinë kosovare edhe viti 2013 e ka nisur me probleme të shumta.
Mirëpo, ministri Hoxhaj tha se ministria të cilën ai drejton, ka plan konkret të punës për vitin 2013. Sipas Hoxhajt, prioritet për këtë vit do të jetë anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, konsolidimi i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, njohjet, integrimi euro-atlantik, bashkëpunimi rajonal, si dhe funksionalizimi i plotë i diplomacisë kosovare.
“Ne planifikojmë që gjatë këtij viti të aplikojmë edhe në disa organizata evropiane dhe ndërkombëtare. Besoj se brenda disa muajsh do t'i kemi 100 njohje dhe në atë moment do ta kem një listë të plotë të njohjeve”, tha ministri Hoxhaj, deri sa kërkoi të sqarohet se a e kanë njohur Kosovën Uganda dhe Nigeria.
Kryetari i komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje, kërkoi shumë llogari për punët që bëhen në MPJ, që, siç tha ai, shumë nga to bëhen në mënyrë të paligjshme.
“Cili është numri i saktë i njohjeve? Kur ju mund të na i sillni notat e reja verbale në mënyrë që ne ta plotësojmë dosjen tonë në komision. Keni shpallur konkurs për dy vite për staf diplomatik e konsullor. Keni testuar e intervistuar njerëz në MPJ dhe në fund janë punësuar sipas miqësisë. Dhe, sipas shkrimeve në media, ka pasur edhe gradim në mënyrë të paligjshme brenda stafit të shërbimit të jashtëm. Si për shembull, Edon Cana ish-këshilltar dhe dhëndër i ministres Çitaku është emëruar konsull i përgjithshme në Strasburg me gradë ministër këshilltar, pa u mbledhur fare komisioni për grada”, u shpreh Kurti.
Edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, tani deputet i Kuvendet të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike K-së, pohoi se çështja e diplomacisë së Kosovës ka ngecur.
“Unë jam i shqetësuar me, do të thosha, pothuajse gati stagnimin e zgjerimit të shërbimit diplomatik. Ka mbetur aty ku është lënë para dy vjetësh. Nuk e di përveç një konsullate që është hapur. Po asnjë konsullatë e vetme nuk është themeluar që nga para dy vjetësh. Dhe, shqetësim absolutisht real janë punësimet e shpeshta pa konkurs në MPJ, si në shërbim të brendshëm, si në shërbim diplomatik”, theksoi Hyseni.
Kurse, anëtari tjetër i komisionit nga radhëte PDK-së, Berat Buzhala, tha se diplomatët, të cilët janë emëruar në ambasadat e Kosovës, nuk janë zgjedhur për shkak se ata i kanë takuar ndonjë partie politike, porse, sipas tij, e kanë merituar.
“Për shembull në Kroaci e kemi Urtak Hamitin, i cili është djali i Sabri Hamitit. Unë konsideroj që Urtaku është një diplomat i jashtëzakonshëm, i mirë dhe do të doja të pyesja a është ai atje për shkak të mbiemrit që e ka?! Ka qenë ambasador Muhamet Hamiti, i cili është i afërt me zotin Hamiti. A ka qenë edhe ai ambasador atje për shkak të emrit? Unë konsideroj që ata kanë qenë dhe janë diplomatë të vyer”, u shpreh Buzhala.
Lidhur me këtë deklaratë, reagoi Sabri Hamiti, anëtar i Komisionit, duke thënë se djali i tij është zgjedhur dhe jo i emëruar.
“Ai njeri atje nuk është i emëruar, ai është i zgjedhur me konkurs. Kështu që diferenconi këto gjëra. Pra, tjetër gjë është emërimi, e tjetër i zgjedhur”, tha Hamiti.
Ndërkaq, ministri Hoxhaj tha se në konkurset e MPJ-së çdokush që ka dëshirë të konkurrojë, këtë edhe mund ta bëjë.
“Sa i takon politizimit çdokush e ka të drejtën të konkurrojë në ndonjë konkurs të caktuar, pavarësisht pozitës aktuale që ka, partisë politike që ka. Ne askujt nuk mund t'ia ndalojmë jetësimin e interesave ose të ambicieve të tij në individuale”, tha Hoxhaj.
Anëtarët e komisionit kanë kërkuar nga ministri Hoxhaj që të shpjegojë se marrëveshjet e arritura deri më tash ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit, a janë marrëveshje ndërkombëtare, a po ajo.
Ministri Hoxhaj tha se marrëveshjet janë ndërkombëtare dhe se ato e kanë ndihmuar Kosovën në çështjet e njohjeve.
Kurse, anëtarët e opozitës në Komision e kanë thënë të kundërtën, duke thënë se ato nuk janë të nënshkruara nga palët dhe se nuk janë ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe nuk mund të jenë ndërkombëtarë.