Mbi 172 milionë euro është shuma e ndarjes së kredive dhe granteve të ndryshme nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që nga koha kur Republika e Kosovës është bërë anëtare në këto institucione.
Rreth 16 muaj pas aktit të shpalljes së deklaratës së pavarësisë, në maj të vitit 2009, Kosova është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa në qershor të po atij viti, pra më 2009, Republika e Kosovës, u pranua edhe në Bankën Botërore. Kurse, në fund të vitit të kaluar (2012), Kosova është bërë anëtare edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Që nga ajo kohë, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për kredi dhe grante me Bankën Botërore, për financimin e projekteve të ndryshme në shumë prej rreth 59.3 milionë eurosh, thuhet në një përgjigje përmes postës elektronike të Menderes Ibrës, këshilltar politik në Ministrinë e Financave.
Tërheqja e këtyre mjeteve, sipas Ibrës, bëhet gjatë kohëzgjatjes së zbatimit të projekteve.
Këto marrëveshje financiare, thotë Ibra, janë të dedikuara për projekte të caktuara si në zhvillimin e politikave të qëndrueshme për punësim, forcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturës së tregut, për regjistrimin e patundshmërive dhe të kadastrës dhe projekti për bujqësi dhe zhvillim rural.
Ndërkaq, mjetet e përfituara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, përmes programit Stand-By arrijnë shumën prej 113 milionë eurosh.
Përfitues i granteve, sektori i bujqësisë
Një nga ministritë që ka fituar kredi nga Banka Botërore, është Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Adil Behramaj, zëdhënës në këtë ministri, tregon se kredia e fituar vitin e kaluar arrin vlerën e 20.15 milionë dollarëve, me zero për qind normë të interesit, 10 vjet më greis periudhë, dhe me 20 vjet periudhë maturimi.
Ai bën të ditur se periudha e shfrytëzimit të kësaj kredie, është pesë vjeçare, ndërkaq sivjet për herë të parë do të shpenzohet shuma prej shtatë milionë eurosh.
Projekti për bujqësi dhe zhvillim rural, sipas Behramajt, qëllim kryesor ka rritjen e prodhimtarisë në sektorin e blegtorisë dhe hortikulturës.
“Në kuadër të kësaj skeme, rreth 55 për qind të vlerës totale të projektit tonë, rreth 16 milionë dollarë do të jenë grante prej 30 mijë deri 200 mijë euro që do të shërbejnë si burim bashkë-investimi nga sektori privat, ndërmarrjet agro-përpunuese të fermerëve. Ky model i implementimit të granteve, është treguar më i suksesshëm në tërë Evropën”.
"Kjo përfshin sektorin e blegtorisë, ndërtimin e fermave, zhvillimin e infrastrukturës përcjellëse, kompletimin, modernizimin, furnizimin me pajisje bujqësore dhe çdo gjë që ndërlidhet me fermën”, thotë Behramaj për Radion Evropa e Lirë.
Investime për në ambient më të qëndrueshëm
Ndërkaq, ekspertë për çështje ekonomike thonë se kreditë e fituara nga institucionet financiare ndërkombëtare, janë të nevojshme për vendin.
Ibrahim Rexhepi, nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale "STRAS” megjithatë, thekson për Radion Evropa e Lirë se disa rezultate po vërehen në përmirësimin e sektorit të bujqësisë, ndërkaq format e tjera janë përdoruar për stabilitetin makro-financiar.
“Duhet të investohen në krijimin e një ambienti më të qëndrueshëm për biznes, zgjidhjen e problemeve të shërbimeve publike, qoftë uji, rryma, rruga, hekurudha, në mënyrë që këto të krijojnë një bazament të qëndrueshëm për investimet e kapitalit privat”, vlerëson Rexhepi.
Lekë Musa, nga Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se kreditë e huazuara nga organizatat e huaja financiare, kanë ndikuar në përmirësimin e performancës fiskale, ndërkaq që nuk janë shfrytëzuar për ndonjë projekt kapital.
“Mendoj se kanë ndikuar në ngritjen e disiplinës fiskale, dhe ky është efekti më i madh nga këto kredi. Si të tilla, mendoj se janë shumë të leverdishme dhe nuk e kanë ngarkuar buxhetin e Kosovës dhe vetë performacën fiskale të Qeverisë", thekson Musa për Radion Evropa e Lirë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova është pranuar edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo organizatë që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë vazhdimisht ka ndihmuar me projekte të ndryshme, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.