Pas përfundimit të luftës së fundit, Kosova trashëgoi një ekonomi të shkatërruar dhe mungesë të investimeve të mjaftueshme për zhvillim ekonomik.
Gjatë kësaj periudhe, Kosova ka pasur nevojë për investime dhe riparime pothuajse në të gjithë sektorët. Në mungesë të mjeteve financiare, por resurseve të mjaftueshme që posedon Kosova, autoritetet vendore dhe shoqëria në përgjithësi, shpresat zakonisht i mbanin tek investitorët ndërkombëtarë.
Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se investimet në sektorë të ndryshëm kanë qenë shumë të vogla, në krahasim me nevojat dhe resurset që ka Kosova.
Mustafë Hasani, ish-udhëheqës në Agjencinë për Promovimin e Investimeve, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në 13 vjetët e fundit, sektori i ndërtimtarisë dhe ai financiar kanë qenë më atraktivë për investuesit e huaj.
“Zakonisht, një pjesë e madhe e investitorëve kanë qenë të orientuar në ndërtim, për shkak se Kosova pas luftës ka pasur nevojë për ndërtime të ndryshme, si në rrugë, ura, ndërtesa”.
“Gjithashtu, ka qenë i zhvilluar sektori i financave, dhe kjo vërehet pasi nga tetë bankat që kemi në Kosovë, gjashtë janë të huajat. Ka qenë interesimi i kompanive që kanë ofruar konsulentë, këshilla, trajnime dhe kësi lloji gjërash në Kosovë”, thotë Hasani.
Pjesa dërmuese e investimeve direkte që janë bërë në periudhën e pasluftës, kanë qenë të dedikuara në sektorin e ndërtimtarisë dhe atë bankar, thotë edhe eksperti tjetër i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi. Sipas tij, koha e sanimeve tashmë ka përfunduar dhe duhet të krijohen kushte për investime në sektorët tjerë.
“Prandaj, nuk është befasi pse fokusi apo investimet më të mëdha ende janë në këta dy sektorë, do të thotë në banka dhe ndërtimtari. Nuk kanë qenë atraktive, bujqësia, xehetaria, energjetika që janë potenciale shumë të mëdha për investime në Kosovë”, vlerëson Rexhepi.
Në anën tjetër, Mustaf Hasani, thotë se është duke identifikuar ndryshimet që duhet të ndodhin në politikat e të bërit biznes në vend.
“Këta parametra janë të njëjtë, duhet të shikohet se cilat politika të ndryshojë Kosova në kontekstin e tërheqjes së investimeve, që konkretisht janë në këta sektorë që punësojnë më shumë njerëz, që prodhojnë produkte, të cilat mund të shfrytëzohen edhe për zëvendësimin e produkteve të importit. Po ashtu, edhe në shfrytëzimin e resurseve nëntokësore, por edhe të shfrytëzimit të energjisë me erë dhe asaj diellore, që deri më tani nuk janë shfrytëzuar kurrë”, thekson Hasani.
Pas publikimit të raportit të fundit të Bankës Botërore, të quajtur “ Të bërit biznes 2013” ku Kosova shënon progres të theksuar, ekspertët shpresojnë se do të rritet edhe interesimi i investitorëve të huaj për sektorë të ndryshëm.
Sipas këtij raporti, te mbrojtja e investitorëve, Kosova është ngritur për 74 pozita më lart, duke e bërë ngritjen më të madhe krahasuar me indikatorët tjerë të këtij raporti.
Sa i përket mbrojtjes së investitorëve, në raportin e vitit të kaluar, Kosova ishte renditur e 174-ta.