Në spitalin rajonal të Gjakovës në Repartin e hemodializës trajtohen 63 pacientë. Zyrtarë shëndetësorë thonë se përveç pacientëve nga Gjakova, aty trajtojnë edhe shumë pacientë nga Shqipëria.
Kushtet, që mbretërojnë në këtë repart nuk janë edhe aq të mira, derisa 80 për qind e barnave, me të cilat trajtohen pacientët, mungojnë. Neki Myrtezaja nga reparti i hemodializës në Gjakovë. thotë se të gjitha barnat që mungojnë, pacientët i blejnë vetë.
“Pacientë i kemi 63, derisa janë shkuar në transplantim. Kushtet nuk janë shumë të mira aq sa ishte dashur, por nuk është keq. Sa i përket barnave nga lista esenciale, janë diku rreth 20 për qind, derisa 80 për qind duhet t’i blejnë vetë pacientët. Shumica e barnave që nevojiten për trajtimin e rasteve me dializë, nuk gjenden në spitalin tonë”.
“Zakonisht ne e kemi Dukagjinin, Gjakovën, por kemi edhe pacientë nga Shqipëria, Tropoja, Kruja e Hasi. Momentalisht, i kemi 8 pacientë nga Shqipëria”, thotë Myrtezaja.
Njëri nga pacientët, i cili udhëton sa herë që duhet t’i nënshtrohet dializës, është Imer Imeri, i cili vjen nga qyteti i Bajram Currit. Pavarësisht mungesës së barnave, Imeri ka fjalë të mira për trajtimin që i bëhet nga ekipi mjekësor.
“Unë jam nga Shqipëria, nga Tropoja. Këtu trajtohem shumë mirë dhe kemi fjalët më të mira për ekipin mjekësor dhe gjithë personelin".
"Unë udhëtoj çdo herë për të ardhur këtu për trajtim. Ne nuk kemi trajtim të tillë atje dhe ministritë kanë bërë marrëveshje që neve si pacientë, me hemodializë, të na pranojnë këtu. Tash dy vjet e gjysmë unë trajtohem këtu. Kemi gjetur përkrahje shumë të mirë. Barnat në mënyrë periodike i blejmë vetë, kurse këtu shërbimi është falas”, shprehet Imeri.
Ndërkaq, pacientja Selvije Latifi, thotë për Radion Evropa e Lirë se për të është barrë e madhe t’i paguajë vetë pothuajse të gjitha barnat për trajtim, meqë ajo nuk punon dhe varet nga familja, përkatësisht motra e saj.
“Asgjë prej barnave nuk na japin, krejt duhet t’i blej. Më ndihmojnë familja se krejt me shpenzime tona i kryejmë shërbimet. Mua rreth 100 euro në muaj më shkojnë për barna. Për të gjitha më ndihmon motra”, thotë Selvije Latifi.
Pavarësisht mungesës së barnave dhe fluksit të madh të pacientëve, megjithatë Reparti i hemodializës në spitalin rajonal të Gjakovës gjendet në katin e parë, ashtu si është e paraparë me standarde, ndryshe nga Reparti i hemodializës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që gjendet në katin e pestë dhe kjo shkakton telashe të mëdha për pacientët.
Zyrtarët shëndetësorë kanë deklaruar se në bazë të të gjitha standardeve ndërkombëtare, ky repart duhet të jetë i vendosur në katin përdhes, nisur nga fakti se pacientët janë persona kryesisht në karroca ose të shtrirë në shtrat.
Sipas tyre, shpeshherë ka ndodhur që familjarët t'i bartin pacientët në krahë, deri në katin e pestë, për shkak të mungesës së rrymës apo edhe prishjeve të ashensorit.