Ndërlidhjet

Problemet me barna


Ilustrim
Ilustrim
Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të përballet me mungesë të theksuar të barnave nga lista esenciale.

Sipas zyrtarëve brenda këtij institucioni, që prej pas luftës së fundit në Kosovë e këtej, asnjëherë nuk është arritur që lista esenciale me barna të përmbushet tërësisht.

Kjo si pasojë e buxhetit të limituar që Ministria e Shëndetësisë e ka të ndarë për furnizim me barna dhe material shpenzues.

E, qytetarëve-pacientë të QKUK-së, u duhet t’i blejnë vetë shumë nga barnat dhe materiali i nevojshëm, që, sipas tyre, kushton shumë shtrenjtë.

Por, ky nuk është problemi i vetëm, me të cilin qytetarët apo pacientët përballen.

Problem tjetër paraqet edhe përdorimi i barnave. Për të mësuar përdorimin, dozimin apo edhe efektet anësore të një ilaçi, në disa raste pacientët janë të detyruar të kërkojnë ndihmën e ndonjë familjari që njeh gjuhën, e cila përdoret në udhëzimin e atij ilaçi.

Kjo si pasojë e asaj se në tregun farmaceutik në Kosovë ende ka barna, të cilat nuk përmbajnë udhëzimin në gjuhën shqipe, kurse shpjegimi nga ana e farmacistit që shet barin e caktuar, nuk u jepet qytetarëve blerës.


Për të gjitha këto probleme me barnat, dëgjoni më poshtë se çfarë thonë qytetarët në anketën e zhvilluar nga Radio Evropa e Lirë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG