Sporti në Kosovë gjatë vitit 2012 ka shënuar mjaft arritje pozitive, por edhe ngecje, sidomos në drejtim të ndërkombëtarizimit të tij, vlerësojnë zyrtarët qeveritarë, përgjegjës për sportin, por edhe përfaqësuesit e organizatave të sportit në vend.
Malsor Gjonbalaj, këshilltar i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, thotë se, duke marrë parasysh rrethanat, në të cilat po zhvillohet sporti kosovar, ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm.
Sipas tij, kjo ministri, ka bërë aq sa ka mundur të bëjë, madje edhe përtej mundësive reale, për të rregulluar gjendjen në sport.
“Unë mendoj se rezultatet e arritura janë tashmë të prekshme, sidomos në infrastrukturën sportive dhe po ashtu edhe në mbështetjen e federatave dhe sportistëve të dalluar, siç ka qenë Majlinda Kelmendi (xhudiste)”.
“Prandaj, në këtë drejtim, mendoj se e festojmë Vitin e Ri me një dozë të pozitivizmit. Por, absolutisht, mendoj se e kemi dhënë maksimumin tonë dhe kemi arritur rezultate, krahas mundësive që i kemi”, thotë Gjonbalaj.
Besim Hasani, drejtues i Komitetit Olimpik të Kosovës, thotë se të gjitha të arriturat dhe ngecjet e shënuara në sportin e Kosovës janë të ndërlidhura me ndërkombëtarizimin e tij.
Sukses në rrafshin ndërkombëtar, sipas tij, mund të konsiderohet anëtarësimi i katër federatave të sporteve të Kosovës në federatat gjegjëse ndërkombëtare.
Federata e Xhudos dhe Federata e Lundrimit janë pranuar në organizatat gjegjëse ndërkombëtare me të drejta të plota, kurse Federata e Boksit dhe Federata e Karlingut, janë me të drejta të përkohshme.
Ndërkaq, Federata e Hendbollit, ka qenë e pranuar më herët dhe me këtë është plotësuar kriteri teknik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që Kosova të bëhet pjesë e saj.
“Me këtë, ne e kemi plotësuar një kriter të rëndësishëm, i cili bëri që tri delegacione të rëndësishme, gjatë muajit nëntor, ta vizitojnë Kosovën dhe të binden se në Kosovë ka sport dhe aktivitete sportive, ka gara dhe ka një shpirt sportiv, i cili shprehet përmes interesimit të madh të shikuesve nëpër terrene të ndryshme”, shprehet Hasani.
Hasani thekson se gjatë vitit 2012 janë mbajtur kuvendet zgjedhore në federatat e sporteve, gjë që ka përkuar me vitin olimpik, që nënkupton se çdo federatë, por edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, kanë hyrë në ciklin olimpik.
Ngecjet në sport, shkak i politikës
Në anën tjetër, ngecjet e sportit të Kosovës, sipas Gjonbalajt, kryesisht ndërlidhen me ndërkombëtarizimin e sporteve të Kosovës.
“Kemi pasur shumë sfida dhe pengesa, që ndoshta mund të konsiderohen si pengesa të këtij viti, të cilat kanë qenë kryesisht në rrafshin ndërkombëtar. Ta zëmë, mosnjohjen e federatave, mosnjohja nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si dhe së fundmi, refuzimi i FIFA-s për të luajtur ndeshje miqësore”.
“Realisht, (ngecjet) nuk janë si fryt i mospunës sonë, por janë si fryt i një barriere të fuqishme politike ndërkombëtare, e cila po e cenon të drejtën tonë për t’u marrë me sport”, thekson Gjonbalaj.
Mendim të ngjashëm ka edhe Hasani, por ai gjithashtu e konsideron si ngecje edhe pamundësinë që sportistët e Kosovës, të cilët kanë arritur rezultate në arenën ndërkombëtare, të trajtohen në mënyrë sistemore.
“Pavarësisht se Ligji për sport është miratuar dhe në aktet nënligjore - tash një vit ka kaluar - kjo nuk ka mundësuar që të fillojë zbatimi i tij. Po, shpresoj që kjo do të ndodhë në vitin 2013”.
“Ajo me çka unë ende nuk jam i kënaqur është investimi në ngritjen e kapaciteteve, qoftë të trajnerëve, referëve, por edhe administratorëve të sportit. Në këtë drejtim duhet të punojmë shumë më tepër”, pohon Hasani.
Ndryshe, zyrtarët e ministrisë përgjegjëse për sportin, theksojnë se do t’i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat që sportistët kosovarë të arrijnë që ta realizojnë të drejtën për të marrë pjesë në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu, sipas tyre, ata do të përpiqen që krahas rritjes së buxhetit dhe rregullimit të infrastrukturës ligjore, të krijojnë mundësi dhe favore për sportistët kosovarë, në mënyrë që të korren rezultate të mira.

Realisht, (ngecjet) nuk janë si fryt i mospunës sonë, por janë si fryt i një barriere të fuqishme politike ndërkombëtare, e cila po e cenon të drejtën tonë për t’u marrë me sport