Hezitimi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për të aprovuar liberalizimin e vizave me Kosovën ka shtyrë këtë mekanizëm që të zgjerojë listën e kushteve që duhet të përmbush vendi, vlerësuan të mërkurën përfaqësues të Grupit për Studime Politike e Juridike në tryezën me temën: “Procesi i liberalizimit të vizave në Kosovë-të arriturat sfidat dhe dinamika e institucioneve të Kosovës në plotësimin e kushteve që dalin nga udhërrëfyesi për vizat”.
Studimi që ky grup ka bërë për këtë çështje u prezantua nga Dren Doli, i cili tha se përmbushja e mbi 90 kritereve që përmenden në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave për Kosovën mund të vështirësohet kur bëhet fjalë për vlerësimin e zbatimit të tyre.
“Këtu është rreziku që vendet anëtare të insistojnë në rivlerësim apo në ridërgimin e komisioneve të tjera shtesë të cilat mund të vonojnë më tutje procesin”, u shpreh ai.
Në muajin qershor të këtij viti, autoriteteve kosovare u ishte dorëzuar një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave, i prezantuar si një listë gjithëpërfshirëse reformash.
Në shtator, pala kosovare deponoi në Bruksel raportin e parë vlerësues për gjendjen aktuale rreth plotësimit të 95 kushteve të vëna.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike vlerësoi se në rastin e Kosovës, Bashkimi Evropian është bërë më i kujdesshëm pas përvojave që ka pasur me vendet e rajonit.
Zëvendësministri për Integrime i Kosovës, Gëzim Kasapolli, shpjegoi dallimet në mes të Kosovës dhe Shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Shtetet e rajonit kanë qenë të detyruara t’i adresojnë kriteret e kërkuara, por ato nuk kanë qenë të detyruara t’i zbatojnë në hollësi këto kritere. Në rastin e Kosovës është e kundërta-neve na kërkohet t’i zbërthejmë ato, t’i inkoorperojmë në politika institucionale, t’i zbatojmë dhe pastaj të raportojmë këtë cikël para komisionit Evropian”, tha Kasapolli.
Riatdhesimi, ri-integrimi, çështja e dokumenteve të udhëtimit, menaxhimi i kufijve, politikat e migrimit, çështjet e azilit, parandalimi e luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit dhe çështje të tjera mbesin në mesin e kritereve të përcaktuara në udhërrëfyes.
Shefi i seksionit politik, ekonomik dhe të integrimit evropian në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Gnocchi, tha se sfidë që duhet adresuar me seriozitet nga institucionet kosovare mbetet numri ende i madh i azilkërkuesve të vendit.
“Kosova ka një numër shumë të lartë të azilkërkuesve edhe pa liberalizimin e vizave. Kjo është diçka që duhet të merret parasysh shumë seriozisht. Andaj, kërkesat për azil nga Kosova do të analizohet para liberalizimit të vizave. Aspekti tjetër është përqindja e refuzimit të vizave. Në disa raste ajo është shumë e lartë dhe nuk mund të imagjinoni të kaloni nga përqindja shumë e lartë e refuzimit të vizave në liberalizimin e vizave”, u shpreh ai.
Numri i madh i azilkërkuesve nga rajoni ka shtyrë Bashkimin Evropian të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të regjimit të vizave për disa vende.
Që nga fundi i vitit 2010, kosovarët kanë mbetur të vetmit në rajon që duhet të kërkojnë vizë në ambasadat e shteteve evropiane për të lëvizur lirshëm në BE.