Kosova ka unitet dhe konsensus të plotë në lidhje me procesin e integrimeve është thënë të martën në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, që kryesohet nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Studimi i fizibilitetit dhe udhërrëfyesi për liberalizimit të vizave, ishin vendime shumë pozitive për Kosovën dhe perspektivën e saj evropiane, ka thënë me këtë rast presidentja Jahjaga.
Ajo rikujtoi se Kosova duhet të punojë shumë në reformat e brendshme në mënyrë që të jetë pjesë e proceseve integruese.
“Vendi ynë duhet të punojë edhe më shumë në arritjen e sukseseve duke thelluar reformat në forcimin e institucioneve demokratike, në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, është shprehur Jahjaga.
Një çështje tjetër në të cilën Jahjaga është përqendruar ishte edhe liberalizimi i vizave.
Përderisa procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian mendohet të jetë shumë më i gjatë, liberalizimi i vizave shihet si një proces më i shpejtë.
Jahjaga kërkoi nga institucionet që t’i plotësojnë kriteret e parapara në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së.
“Në fushën e liberalizimit të vizave, duhet të vazhdojmë të kemi progres të mëtutjeshëm në sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimit, të drejtave fundamentale”, ka thënë presidentja.
Një rol të posaçëm në procesin e integrimeve dhe adoptimit të ligjeve konform standardeve evropiane do ta ketë Kuvendi i Kosovës.
Kryetari i këtij institucioni, Jakup Krasniqi tha se Kuvendi është i gatshëm t’i zbatojë të gjitha kriteret e parapara për ta ndihmuar vendin në proceset integruese.
“Konsideroj që Kuvendi në masë të madhe ka përmbushur të gjitha kërkesat e raportit të progresit, ka përmbushur dhe është afër përmbushjes edhe të miratimit të ligjeve që e përshpejtojnë heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë”, ka deklaruar Krasniqi.
Procesi i integrimit është i gjatë dhe përplot sfida, andaj kërkon bashkëpunimin e të gjithë faktorëve, është shprehur në anën tjetër kryeministri Hashim Thaçi.
“Procesi i integrimit është afatgjatë dhe jo i lehtë që kërkon reforma të thella. Është me rëndësi që të vazhdojmë dhe ta mbajmë kursin pozitiv e aktiv në këtë drejtim. Bashkëpunimi dhe dialogu i vazhdueshëm pozitë- opozitë, qeveri – kuvend, pastaj me shoqërinë civile dhe mekanizma tjerë, është esencial për suksesin”, ka vlerësuar Thaçi.
Vazhdimi i agjendës evropiane është mbështetur edhe nga lideri i opozitës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai tha se avancimet që i bën Kosova në proceset integruese janë jetike për zhvillimin e Kosovës.
Ndërkaq u ka bërë thirrje institucioneve që të mos bien në eufori pas vendimit për heqjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare por të angazhohen që të sillen si shtet në shërbim të qytetarëve.
“Konsiderojmë se akoma nuk jemi në situatë që ne të kremtojmë këtë të arritur tonën. Gjithë atë që e kemi kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar në pikëpamje të mbikëqyrjes duhet ta realizojmë tani si përgjegjësi tonën të brendshme në mënyrë që të sillemi në formë të drejtë, të zbatojmë ligjin dhe të heqim dorë prej formave partizane të arritjes së interesave brenda shtetit”, është shprehur Mustafa.
Këshilli ka veçuar tri angazhime kyçe në kuadër të procesit të gjatë të integrimeve evropiane ku përfshihen kriteret në kuadër të studimi të fizibilitetit, pastaj zbatimi i kritereve për liberalizimin e vizave dhe hartimi i strategjisë kombëtare për integrim.
Pjesëmarrësit e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, ku bëjnë pjesë liderët e institucioneve, ata të partive politike si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar, kanë përshëndetur vendim in e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë, duke e konsideruar këtë si një hap që ndihmon Kosovën edhe në procesin e integrimit të saj në familjen evropiane.