Niveli i mospagesave të tatimeve në Kosovë vlerësohet të jetë mbi 40 për qind. Ky nivel i lartë i ekonomisë joformale, sipas ekspertë të çështjeve ekonomike, paraqet një problem mjaft serioz në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ekonomia joformale, vlerësojnë ekspertët e ekonomisë, ka çrregulluar ashpër konkurrencën e drejtë dhe ka zvogëluar konkurrencën mes ndërmarrjeve në Kosovë.
Kostoja e prodhimit të ndërmarrjeve që mundohen t’u shmangen aktiviteteve joformale, vjen në rritje për shkak të kostove të grumbullimit joadekuat të tatimeve që si fenomen çon në nivele tatimore të larta.
Drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, thotë se Kosova ka një problem serioz të ekonomisë joformale, derisa politikat qeveritare për ta luftuar këtë dukuri, janë të mangëta.
“Treguesit e ambientit biznesor në Kosovë në vitin 2012 e kanë vendosur ekonominë jofomale dhe konkurrencën jofer si barrierë kryesore të të bërit biznes. Joformaliteti në Kosovë sot është problemi kryesor”.
“Sipas të dhënave të UNDP-së, për këtë vit Kosova ka mospagesë të tatimeve në nivel prej 40 për qind, që është një rekord i lartë në ndonjë vend në tranzicion i regjistruar diku”, thotë Abdixhiku.
Zhvillimi ekonomik i Kosovës vazhdon të mbetet në nivel mjaft të ulët. Eksperti i ekonomisë, Ismajl Kastrati, thekson se ky nivel i ulët i zhvillimit ekonomik është si pasojë edhe e nivelit të lartë të ekonomisë joformale.
“Ekonomia e Kosovës po dëmtohet nga ekonomia joformale dhe ekonomia kriminale. Ato para të këtyre ekonomive joligjore shkojnë në kanale të errëta dhe nuk futen në procesin e kapitalizmit dhe regjenerimit të punësimit dhe zhvillimit ekonomik”, thekson Kastrati për Radion Evropa e Lirë.
Derisa veprimtaritë ekonomike joligjore dëmtojnë buxhetin e Kosovës, Kastrati thotë se jo pak njerëz janë pasuruar nëpërmjet ekonomisë joligjore, qofshin edhe ata në pushtet, të cilët deklarojnë se do ta luftojnë këtë fenomen.
“Po të zhdukeshin interesat e grupeve formale, ekonomia joformale do të zvogëlohej. Grupet joformale, duke përfshirë këtu edhe interesat e strukturave qeverisëse, bëjnë që ekonomia joformale të jetë në përqindje relativisht të lartë dhe ta rrezikojë ekonominë formale”, thotë Kastrati.
Administrata Tatimore e Kosovës, njëherësh mbledhësi i të hyrave brenda territorit të Kosovës, ka vetëm rreth 350 inspektorë në terren, derisa llogaritet që në Kosovë funksionojnë mbi 60 mijë biznese.
Për luftimin e ekonomisë joformale autoritetet e Kosovës kishin filluar fiskalizimin e bizneseve. Këto arka kishin qëllim që qarkullimi financiar i një biznesi të jetë më real sesa që është prezantuar.
Deri më tani, sipas ATK-së, 16.596 biznese janë pajisur me arkë fiskale.
Por, sipas ekspertit të ekonomisë, Lumir Abdixhikut, sado që të rëndësishme janë arkat fiskale për luftimin e ekonomisë joformale, ato nuk janë të mjaftueshme.
“Fillimisht, është dashur të investohet në kapacitete humane, të rritet numri i inspektorëve tatimorë. Të bënim një fuqi të mbledhjes së taksave, meqenëse kjo fuqi i kthen paratë shumë më shpejt dhe shumë më mirë”.
“Nëse ka kaq shumë joformalitet në Kosovë dhe nëse ne është dashur të rrisim kapacitetet tona mbledhëse humane, atëherë themi se kemi të bëjmë më një matematikë shumë profitabile, pasi që kthimi është shumë i lartë. E dyta duhet të kemi një polici financiare, e cila bën luftimin e joformalitetit, jo vetëm në veri të Kosovës, pasi që joformaliteti është në tërë territorin e Kosovës”, vlerëson Abdixhiku.