Kushtëzimi i bisedimeve me Serbinë me ndriçimin e fatit të të pagjeturve dhe zgjidhjen e problemeve të tjera që la pas vete lufta e 1999-s në Kosovë, është mision i pamundur nëse merren parasysh raportet aktuale ndërmjet Prishtinës e Beogradit, thanë përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të dyja vendet.
Një dialog për çështje teknike ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe ishte zhvilluar që nga marsi i vitit të kaluar, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i cili vazhdon ta ketë timonin udhëheqës edhe në bisedimet politike që nisën më 19 tetor në Bruksel.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Behxhet Shala, tha se asnjëra nga palët e përfshira në procesin e bisedimeve nuk është e interesuar ta vë zbardhjen e fatit të rreth 1770 personave të pagjetur, si prioritet.
“Beogradi nuk është i interesuar në asnjë mënyrë të japë sajime për fatin e personave të pagjetur, sepse pikërisht ata që janë përgjegjës për zhdukjen, sot janë në pushtet. Edhe në Prishtinë janë disa hezitime, sepse në mesin e të zhdukurve janë më tepër se 400 serbë. Ndërkaq, Brukseli nuk është i interesuar të këmbëngulë në këtë kërkesë për shkak se do të mund t’ua prishte pazaret edhe Prishtinës edhe Beogradit”, tha Shala.
Komenti i tij pason një protestë të mbajtur të shtunën, gjatë së cilës familjarët e të pagjeturve dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare i kërkuan ekzekutivit të vendit që t’i kushtëzojë bisedimet me Serbinë me “kërkim-faljen nga Serbia, kthimin i të pagjeturve, drejtësinë për krimet dhe dhunimet gjatë luftës dhe kompensimin për dëmet morale dhe ekonomike”,
Bisedimet, megjithatë, pritet të vazhdojnë në javën e ardhshme me takimin e dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve drejt integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Catherine Ashton, e cila do të ndërmjetësojë bisedimet, pati paralajmëruar nevojën që udhëheqësit e të dyja palëve të jenë të gatshëm për marrjen e “vendimeve të vështira”.
Në takimin inicial me krerët e të dyja qeverive, Ashton thuhet se ka përpiluar një listë temash, për të cilat pritet të diskutohet në javët dhe muajt e ardhshëm.
Por, sipas informacioneve të publikuara në media, në kuadër të këtyre temave nuk hyn çështja e të pagjeturve në Kosovë.
Drejtorja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, shfaqi nevojën që në kontaktet dhe bisedimet e ardhshme ndërmjet Kosovës e Serbisë, të ngrihet edhe çështja e të pagjeturve, dëmet e shkaktuara në Kosovë dhe dyshimet për trafikim me organe njerëzore gjatë 1998-s dhe 1999-s në vend.
Kërkesa për kushtëzimin e bisedimeve me palën serbe, sipas saj, është joreale dhe e paarsyeshme, ngase zgjidhja për këto çështje duhet të gjendet në kuadër të bisedimeve.
“Kërkesa për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur para dialogut është e pamundshme, sepse marrëveshjet për këtë çështje duhet të jenë rezultat i dialogut. Hapi i radhës do të ishte nëse kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës të formojnë një grup punues që do të vepronte për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. E dini se aktualisht Kryqi i Kuq ndërmjetëson kontaktet ndërmjet delegacionit kosovar dhe atij serb pa ndonjë arritje të madhe”, u shpreh Kandiq.
Një dialog për çështje teknike ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe ishte zhvilluar që nga marsi i vitit të kaluar, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i cili vazhdon ta ketë timonin udhëheqës edhe në bisedimet politike që nisën më 19 tetor në Bruksel.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Behxhet Shala, tha se asnjëra nga palët e përfshira në procesin e bisedimeve nuk është e interesuar ta vë zbardhjen e fatit të rreth 1770 personave të pagjetur, si prioritet.
Beogradi nuk është i interesuar në asnjë mënyrë të japë sajime për fatin e personave të pagjetur, sepse pikërisht ata që janë përgjegjës për zhdukjen, sot janë në pushtet.