Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se problemi më i madh i Beogradit dhe Prishtinës është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Zhbogar u ka thënë mediave serbe se vizita e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, dhe e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton, në Beograd e Prishtinë, ka treguar se ky problem nuk duhet të vështrohet nga larg, porse duhet të ndihmohet në zgjidhjen e tij.
Sipas Zhbogarit, vizita e dy zyrtareve ka pasur disa qëllime: të tregojë se SHBA-ja dhe BE-ja punojnë së bashku në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi, se Clinton dhe Ashton janë të angazhuara personalisht në atë proces, si dhe të krijohet mbështetja e gjerë për procesin, si në publik, ashtu edhe në skenën politike.
Clinton dhe Ashton kanë qëndruar në Beograd të martën, ndërsa në Prishtinë të mërkurën.
Ato kanë kërkuar normalizim marrëdhëniesh mes dy vendeve, pa cenuar tërësinë e Kosovës.
Për Serbinë, normalizimi i raporteve me Kosovën është kusht për avancimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Si hap në këtë proces është parë edhe takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, nën praninë edhe të baroneshës Ashton.(v.t.)