Qeveria e Kosovës shprehet e gatshme të hapë zyrën e saj ndërlidhëse në Beograd, si dhe t’i mundësojë Serbisë që edhe ajo të hapë zyrën e saj në Prishtinë. Ky zotim i Qeverisë së Kosovës, është shprehur të premten publikisht nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Në kuadër të disa temave që Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherinë Ashton, i ka paraparë për agjendën e takimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, hapja e zyrave ndërlidhëse mendohet të jetë një nga hapat e parë.
Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar se shumë shpejt, sipas paralajmërimeve të mërkurën më 7 nëntor, do të pasojë edhe takimi tjetër me kreun e Qeverisë së Serbisë dhe për këtë qëllim, ai tha se tashmë ka konsensus të brendshëm politik dhe mbështetje ndërkombëtare.
“Kosova ka ndërtuar një konsensus të gjerë politik dhe qytetarë për këtë proces, duke kuptuar apo duke u përpjekur për t’i kuptuar drejt edhe refuzuesit e këtij procesi”, ka deklaruar Thaçi.
Ndërkohë, duke elaboruar temat e takimeve, por edhe parimet bazë që Prishtina mendon t’i ndjek në procesin e bisedimeve me Serbinë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, mes tjerash, ka bërë publike edhe gatishmërinë e Kosovës për hapjen e zyrave ndërlidhëse me Serbinë.
Ndonëse jo në nivel të ambasadave dhe pa simbole shtetërore, këto zyra shihen si hapi i parë drejt një procesi të gjatë të relaksimit të raporteve ndërmjet dy vendeve.
“Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i kryej obligimet për hapjen e zyrës në Beograd. E dini që në Kosovë ka ambasada dhe zyre ndërlidhëse, besoj se e njëjta do të ndodhë edhe në raportin Kosovë - Serbi. Me siguri se është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por njohja do të jetë me një akt formal në mes dy qeverive dhe kjo duhet të ndodh që të arrihet traktati i paqes”, ka thënë Kuçi.
Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se zyra ndërlidhëse ka pasur edhe UNMIK-u në Beograd, në kohën kur Kosova nuk ka qenë shtet.
Andaj ai nuk sheh edhe shumë përfitime, por as dëme nga një veprim i tillë. Hyseni ka thënë se e parasheh si shumë të vështirë fillimin e punës dhe funksionimin e zyrës së Kosovës në Beograd marrë parasysh atmosferën jomiqësore që ekziston atje në raport me Kosovën dhe shtetësinë e saj.
“Unë mendoj që një zyre e Kosovës, kudo që të vendoset në Beograd, nuk do ta ketë të lehtë në fillim, për shkak të një disponimi shumë armiqësor që kanë edhe qytetarët individualisht aty këtu, por sidoqoftë nuk duhet t’i mbyllim sytë para kësaj”, ka theksuar Hyseni.
Një mendim krejtësisht tjetër në raport me bisedimet me Serbinë dhe rezultatet nga ky dialog ka shprehur Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i kësaj partie politike, Visar Ymeri ka thënë se Kosova nuk ka kurrfarë dobie nga hapja e kësaj zyre.
“Është vetëm një tentim që të arrihet një marrëveshje për diçka që mund t’ju duket qytetarëve si diçka progresive, e në anën tjetër të shfrytëzohet pastaj për negociatat në mënyrë që të fillohet me tema të vështira tjera, ku Kosova do të humbë shumë e që do të jenë të përqendruara për veriun dhe një status autonom për këtë pjesë”, është shprehur Ymeri.
Nisur nga historia dhe përvoja e bisedimeve me Serbinë, ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, është shprehur me shumë rezerva nëse pritjet nga ky proces mund të jenë ato që synohen të arrihen në bazë të agjendës që tashmë është prezantuar para opinionit. Megjithatë, ai ka thënë se beson që palët duhet të negociojnë dhe të insistojnë në normalizimin e raporteve ndër fqinjësore.
“Nëse e shikoni atë histori dialogu mes dy entiteteve dikur, dhe tash dy shteteve të pavarura e sovrane, ka qenë prore një histori e dështimit, e përpjekjeve të pasuksesshme për arritjen e ndonjë marrëveshjeje të pëlqyeshme për të dyja palët. Ky fakt të bën të ndihesh jo shumë optimist, por kjo nuk duhet assesi të shndërrohet në pengesë të pakalueshme, e sidomos nuk guxon të shndërrohet në pengesë të vet dialogut”, ka thënë Hyseni.
Dialogu Prishtinë-Beograd, sipas agjendës së prezantuar nga Qeveria e Kosovës, mes tjerash kërkon zbatimin në e të gjitha marrëveshjeve të arritura dyja vendeve, hapjen e zyrave ndërlidhëse, angazhimin e palëve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur të luftës, pastaj anëtarësimin e papenguar të Kosovës në nisma dhe forume ndërkombëtare e deri te mbrojtja e trashëgimisë kulturore e fetare serbe në Kosovë.
Po ashtu, në këtë dialog është përmendur çështja e zhbërjes dhe largimit nga Kosova të strukturave paralele të financuara nga Serbia, temë kjo që më pas besohet se mund të nisë edhe pjesën më të vështirë të këtij dialogu, atë të trajtimit të çështjes së pjesës veriore të banuar me shumicë serbe.