Në prag të dialogut të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, veriu i Kosovës sërish ka marrë vëmendje brenda dhe jashtë vendit, derisa dalin në pah skenarë të ndryshëm për zgjidhjen e problemeve në këtë pjesë të banuar me shumicë serbe dhe të kontrolluar nga strukturat paralele, të financuara nga Beogradi.
Në këtë kuadër, Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, ka hartuar një raport, ku paraqet të paktën pesë skenarë të mundshëm për zgjidhjen e rebusit në veri të Kosovës.
Skenari i parë do të ishte riintegrimi i kësaj pjese të vendit, përmes përdorimit të forcës, ngjashëm me aksionin e Qeverisë së Kroacisë kundër Republikës Serbe të Krajinës; skenari i dytë-ndarja e asaj pjese të Kosovës dhe bashkimi i saj me Serbinë në mënyrë të ngjashme me krijimin e Irlandës së Veriut; skenari i tretë është që t’i jepet veriut të Kosovës autonomi e gjerë territoriale-politike, e ngjashme me atë të Republikës Serbe në Bosnjë; skenari i katërt është si në rastin e Bërçkos në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe skenari i fundit, do të ishte implementimi i plotë i Planit të Ahtisarit në veriun e Kosovës në mënyrë paqësore.
Instituti hedh poshtë katër skenarët e parë, duke theksuar se zgjidhja më e mirë dhe më e lehtë e realizueshme për veriun është zbatimi i plotë i Planit të Ahtisarit, në bazë të të cilit Kosova shpalli pavarësinë.
Përfaqësuesi i organizatës, Labinot Grajçevci shpjegon:
“Studimi identifikon implementimin e Pakos së Ahtisaarit, si skenarin më objektiv dhe realist për zgjidhjen e problemit në veriun e Kosovës. Vlen të përmendet fakti se ne mendojmë se rebusi në veriun e Kosovës mbase do të marrë një zgjidhje brenda vitit të ardhshëm”.
Zgjidhja e problemit të veriut në bazë të Planit Ahtisaari, sipas hulumtimit, do të kënaqte Qeverinë e Kosovës, serbët në jug të Kosovës dhe shumicën në bashkësinë ndërkombëtare.
Mirëpo, në raport thuhet se “tash për tash kjo zgjidhje nuk është e pranueshme për Serbinë, serbët në veri të Kosovës dhe disa shtete në bashkësinë ndërkombëtare, si për shembull Rusinë.
Grajçevci thotë po ashtu se në thelb, Plani i Ahtisaarit është skenari i vetëm që është në përputhje të plotë me vlerat evropiane.
“Për zgjidhjen e problemit në veri të Kosovës, BE-ja dhe SHBA-ja duhet që të promovojnë dhe të garantojnë implementimin e Planit të Ahtisaarit. Ato duhet të bëjnë të qartë që, fundja, ky plan është rezultat kompromisi në mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, e jo pozicion fillestar i Kosovës. Çdo zgjidhje tjetër që do të mund të çonte kah autonomia territoriale”, thotë Grajçvci.
Ndryshe, Instituti në kuadër të rekomandimeve që ka bërë për Qeverinë e Kosovës, thekson se Kosova në dialogun me Serbinë, duhet të adresojë demarkacionin e kufirit, personat e pagjetur, fondin pensional kosovar të marrë nga Serbia në vitin 1999, dëmet e luftës, sukcesioni dhe çështje tjera të ndërlidhura.
“Qeveria e Kosovës nuk duhet të përfshihet në diskutime për ndonjë temë tjetër me Serbinë që do të mundësonte hapjen e çështjes së statusit të Kosovës, apo ndonjë temë tjetër që bie ndesh me Kushtetutën", thuhet në rekomandim.
Por, në hulumtim thuhet se mënyra se si rebusi në veriun e Kosovës evoluon në muajt dhe vitet në vijim, do të varet para së gjithash nga natyra e evoluimit të raportit katërpalësh në mes Kosovës, Serbisë, serbëve të Kosovës (para së gjithash atyre në veri të vendit) dhe bashkësisë ndërkombëtare.
“Gjithsesi, të gjitha faktet, si dhe përmbajtja e Planit të Ahtisarit dhe të qenët e tij në pajtim me vlerat dhe parimet evropiane, e bëjnë këtë skenar si zgjidhjen më reale për veriun e Kosovës. Prandaj, ky studim përkrah implementimin e plotë të Planit të Ahtisarit në tërë territorin e Kosovës, si të vetmen zgjidhje të mundshme për problemin e veriut të Kosovës”, thuhet mes tjerash në raport.