Ajo çfarë ka ndodhur në veri të Mitrovicës, ditën e diel, më 8 prill, ku pas sulmit me mjete shpërthyese u vra Selver Haradinaj, është akt terrorist dhe mekanizmat përgjegjës të sigurisë në Kosovë, duhet të këmbëngulin që situata e sigurisë në veri të vendit të ndryshojë pozitivisht, vlerësojnë ekspertët e çështjeve të sigurisë në vend.
Sipas tyre, situata e sigurisë në veriun e Kosovës tash e 12 vjet është e brishtë, por ngjarja e 8 prillit, siç thonë ata, e kthen një faqe të re, me të cilën mekanizmat përgjegjës të sigurisë në Kosovë duhet të përballen, në mënyrë që të mos lejojnë përshkallëzimin e situatës, e cila mund të rezultojë si tejet e rrezikshme.
Naim Maloku, ekspert për çështje të sigurisë, e quan mjaft të ndjeshme situatën e tashme të sigurisë në veri të vendit. Ai thotë se është koha e fundit që KFOR-i, EULEX-i dhe Qeveria e Kosovës të veprojnë të koordinuara, në mënyrë që të mos lejojnë përsëritje të situatave si ajo e 8 prillit.
“Unë mendoj se informacione të bollshme posedojnë shërbimet e KFOR-it, EULEX-it dhe të Qeverisë së Kosovës, pra AKI-ja. Janë të identifikuar, mendoj, në mënyrë të detajuar, të gjithë ata që nxisin dhe i kryejnë këto veprime atje. Mendoj se nuk duhet lejuar që të luhet me nervat e qytetarëve të Kosovës, me emocionet, të ngrihen emocionet dhe pastaj të vijë deri te veprimet, të cilat mund të ndodhin të pakontrolluara”, thotë Maloku.
Mendim të përafërt ka edhe eksperti tjetër i çështjeve të sigurisë Agim Musliu. Ai thotë se akte terroriste në veri të Kosovës ka pasur tash e 12 vjet, por akti i tillë i fundit, sipas tij, në veri të vendit, është rezultat i gjuhës së dhunës, e cila përdoret në shërbim të politikës dhe planeve të autoriteteve të Beogradit. Sipas tij, mekanizmat e sigurisë në Kosovë duhet të përgjigjen në mënyrë adekuate.
“Për të qenë më të vendosur, nuk na e ndalon askush, domethënë, që të provojmë ta stabilizojmë atë pjesë të Kosovës. Unë nuk mund të shoh dhe të parashikoj tash se çka mund të ndodhë, por në shërbim të politikës serbe, gjuha që më së shumti flet është gjuha e dhunës. Në dhunë, ne duhet të përgjigjemi në mënyrë adekuate, por gjithmonë duke pasur parasysh Kushtetutën, ligjin e Kosovës dhe faktorin ndërkombëtar, i cili krahas nesh, duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat për të qetësuar dhe për të vënë rend dhe ligj në pjesën veriore të Kosovës”, shprehet Musliu.
Në anën tjetër, situata, e cila është krijuar së fundmi në Mitrovicë, e kishte shtyrë kryetarin e komunës, Avni Kastrati, që të kërkonte nga banorët, siç ka thënë, “të mbrojë pragun e shtëpisë”. Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka theksuar se është përgjegjësi dhe obligim i institucioneve që t’i mbrojnë qytetarët, si edhe tërësinë territoriale të vendit.
Së fundmi, në media janë parë xhirime të qytetarëve shqiptarë të armatosur, të cilët kanë thënë se këtë e kanë bërë për t’u vetëmbrojtur.
Ekspertët e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat e sigurisë në vend duhet të ndërmarrin masa që të mos krijohen situata të tilla. Lidhur me këtë çështje Maloku thekson:
“Unë më tepër i frikohem mundësisë së ngritjes së segmenteve të tilla, do të thotë, jashtë institucionale, ilegale, të cilat pastaj dalin me platformë, etj. Por, unë nuk jam për atë që kjo të ndodhë. Duhet që mekanizmat e sigurisë t’i marrin gjërat shumë më seriozisht se deri më tash dhe të mos lejojnë hapësirë dhe mundësi që segmente jashtë institucionale të ndërmarrin veprime të tilla, të cilat pastaj do ta sillnin situatën edhe më të nderë se sa që është edhe sot”.
Që situata të mos bëhet më e nderë sesa që është, Musliu vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të reagojë në mënyrë të shpejtë dhe koncize që të zbatojë një plan të sigurisë në bashkërendim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë në Kosovë.
“E tëra kjo, që të mos përshkallëzohet në vetorganizimin e popullit, që është përmendur këto ditë, për të mos ndodhur ndonjë incident edhe më i rëndë, që ne në asnjë mënyrë nuk e dëshirojmë atë, duhet që institucionet e Kosovës edhe në mënyrë politike të bëjnë presion më shumë në KFOR-in dhe në EULEX-in që të bashkëngjiten, bashkërendohen në këtë program, në këtë plan, i cili duhet të zbatohet. Por, edhe në qendrat e vendim-marrjes duhet të bëhet një presion shumë më i madh, në mënyrë që të bëjnë presion në Qeverinë e Serbisë, respektivisht, në organet e sigurisë, të cilat manipulojnë me këtë pjesë të Kosovës”, thekson Musliu.
Ndryshe, ekspertët e çështjeve të sigurisë, vlerësojnë se komplikimet eventuale dhe thellimi i mëtutjeshëm i situatës së sigurisë në veri të Kosovës, janë potencialisht të mundura, sidomos për shkak të reflektimit negativ që mund të ketë zhvillimi i garës elektorale për zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale në Serbi, që do të mbahen më 6 maj.