Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, javën e ardhshme do ta vizitojë Beogradin, për të shpaluar raportin e Komisionit Evropian për vlerësimin e përparimit të Serbisë drejt BE-së.
Dialogu me Kosovën ende nuk ka vazhduar, kështu që kushti thelbësor për përmirësimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën nuk është plotësuar. Këto rrethana krijojnë situatën që Serbia të mos e marrë datën për negociata me Bashkimin Evropian.
Raporti, ashtu siç thekson shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Vansan Dezher, nuk është as pozitiv e as negativ, por vetëm se e pasqyron situatën në Serbi.
Në këtë dokument do të jetë e specifikuar se çfarë duhet të bëjë Beogradi gjatë muajve të ardhshëm dhe ndër prioritetet kryesore është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
“Nganjëherë, çështjet bilaterale kanë ndikim në shpejtësinë e përparimit drejt Bashkimit Evropian, kështu që mendoj se kjo do të jetë tema, të cilën do ta theksojmë në raport. Por, duhet të prisni deri të mërkurën që të shihni më shumë detaje”, thotë Dezher.
Kushti për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën ka qenë i njohur edhe më herët, por tash, për herë të parë po flitet se çfarë saktësisht nënkupton ky kusht .
Parlamentarët gjermanë, së fundmi kanë bërë kërkesa të tilla ndaj Serbisë, duke thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të nënshkruajnë marrëveshje obliguese për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Ndonëse nuk ka dashur të flasë lidhur me atë, nëse do të bëhet zyrtare kërkesa ndaj Serbisë që të mos e bllokojë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, kryetari i Bordit për marrëdhënie me Bashkimin Evropian në Bundestag, Gunter Krihbaum, ka porositur në Beograd se Bashkimi Evropian nuk e dëshiron edhe një Qipro në radhët e saj.
”Nuk është fjala që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të qëndrojnë vetëm në letër, por që ato të realizohen në praktikë. Qiproja është pranuar në Bashkimin Evropian edhe pse çështja e ndarjes së atij vendi edhe sot nuk është zgjidhur. Prandaj, mund t’ju them se ne në çfarëdo rasti nuk dëshirojmë edhe një Qipro në Bashkimin Evropian”, ka thënë Krihbaum.
Në anën tjetër, edhe në Beograd tashmë janë të vetëdijshëm se nuk do ta marrin datën për fillimin e bisedimeve. Por, kërkesat konkrete të Brukselit, zëvendës-kryeministrja serbe për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, po pret t’i kuptojë nga Shtefan Fylen, me të cilin do të takohet të mërkurën në Beograd.
“Shansi ynë i ardhshëm është në pranverë. Jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat dhe vështirësitë që na presin. Deri atëherë, duhet të bëjmë disa hapa të guximshëm dhe serioz në drejtim të marrjes së datës për fillimin e bisedimeve, sepse më pas procesi i integrimeve evropiane bëhet i pakthyeshëm“, thotë Grubjeshiq.
Me definimin gjithnjë e më të qartë të kushteve, çështja e Kosovës edhe në kuptimin formal po bëhet e ndërlidhur me procesin e integrimeve evropiane për Serbinë.
Valldimir Paviçeviq nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, vlerëson se Serbia duhet shumë shpejt të përcaktohet në mënyrë të qartë se a dëshiron të shkojë drejt Bashkimit Evropian, gjë që përfshinë edhe “vijat e kuqe“, përtej të cilave nuk do të kalojë kur ka të bëjë me Kosovën.
”Problemi i Kosovës ka ardhur deri në atë pikë, kur flitet për qasjen e Serbisë për zgjidhjen e saj, sa që më nuk është e mundur të lëvizet as majtas e as djathtas, por që është e nevojshme që Serbinë ta nxjerr nga një qark, në të cilin gjendet tash e sa vite prej nga nuk mund të orientohet mjaftueshëm drejt cakut evropian”.
“Serbia sot, në kushtet që gjendet, nuk ka fare kapacitete të posaçme, me të cilat mund të ndikojë në atë që çështja e Kosovës të zgjidhet ashtu siç dëshirojnë autoritetet. Serbia është e pafuqishme që të vendosë kushte rreth këtij problemi dhe të definojë ’vija të kuqe’”.
“Në qoftë se është ashtu siç e kam përshkruar unë, atëherë Serbia, me dëshirë apo pa të, duhet të orientohet drejt rrugës evropiane“, vlerëson Paviçeviq.