Pas rizgjedhjes kontestuese të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë tre vjet më vonë, që njerëzit, të cilët atë kohë nuk e kishin kaluar rizgjedhjen, duhet të kthehen në punë, është paraqitur problemi për caktimin e vendeve se ku do të punojnë ata.
Disa prej tyre, të cilët jetojnë në Beograd, Kragujevc, Vranjë dhe qytetet tjera serbe, tashmë janë caktuar të punojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, ku asnjëherë nuk kanë jetuar e as punuar dhe për të cilin vend as që kanë konkurruar.
Në mesin e këtyre njerëzve është edhe Vaska Maksimoviq, e cila deri në vitin 1999 ka qenë zëvendëse e prokurorit publik në Prishtinë dhe ajo tash jeton në Beograd. Në rizgjedhjen e vitit 2009, Maksimoviq kishte mbetur pa punë, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e Serbisë në korrik të vitit 2012 e kishte pranuar ankesën e saj. Ajo është dashur që të caktohet në njërin prej vendeve, për të cilat kishte konkurruar, por ishte caktuar për veriun e Mitrovicës.
“Po shkoj në një vend, për të cilin nuk kam konkurruar. Ky është një lëshim dhe gabim i madh, të cilin e ka bërë Këshilli i Prokurorisë së shtetit, sepse nuk ka vepruar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë... Po shkojmë në një vend ku nuk ka hapësirë për punë dhe shpenzimet e shkuarjes sonë janë të mëdha. Ne po pyesim se ku qëndron interesi i shkuarjes dhe vendosjes sonë në veri të Mitrovicës?”, thotë Vaska Maksimoviq, e cila bashkë me kolegët e saj është ankuar në adresë të Ministrisë së Drejtësisë serbe, por që deri më tash nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Serbisë, Goran Iliq, thotë se vendimi i Këshillit të Prokurorëve të Shtetit është i paqartë dhe se e kanë përkrahur kërkesën që ky vendim të tërhiqet.
”Ne kemi konsideruar se duhet t’i dërgohet një letër Këshillit të Prokurorëve të Shtetit dhe të kërkojmë nga ai që të ndryshojë vendimin lidhur me zëvendësprokurorët, që janë caktuar për të punuar në prokurori, për vendet për të cilat nuk kanë konkurruar”, tregon Iliq.
Problemin e caktimit të vendit të punës pas rikthimit në punë e ka ngritur edhe Shoqata e Gjykatësve të Serbisë. Kryetarja e kësaj shoqate, Dragana Boljeviq, është ankuar duke thënë se edhe anëtarët e shoqatës janë kryesisht gjykatësit, të cilët deri në vitin 1999 kanë punuar në Kosovë dhe tash përsëri janë caktuar të punojnë atje, edhe pse nuk kanë konkurruar që të punojnë në ato gjykata.
“Atje ku nuk ka gjykatë, praktikisht nuk ka as shtet, për shkak se tërhiqet edhe avokatura, policia, etj. Më pas, ekziston interesi shtetëror që në disa vende të ekzistojë gjykata, edhe pse numri i lëndëve nuk e arsyeton këtë“, shprehet Dragana Boljeviq.
Por, cili do të ishte interesi shtetëror i Serbisë që gjyqtarët dhe prokurorët të vendosen në veri të Kosovës, kundër vullnetit të tyre dhe në momentin kur rruga e Serbisë drejt Evropës padyshim po kushtëzohet me heqjen e strukturave serbe në veri të Kosovës?
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, vendimin e sheh si një porosi politike dhe përpjekje të forcimit të pozicionit të Serbisë në Kosovë, me të cilat, sipas tij, Serbia mund ta dëmtojë vetëm veten e saj.
“Ekzistojnë detyrimet që nga dialogu teknik, por dhe para tij, që gjyqësia në Mitrovicë t’i lihet EULEX-it. Me siguri që të gjithë në Serbi, por edhe jashtë saj, të cilët po e përcjellin tërësinë e problemit, do të thonë se Serbia përsëri po e shfaq sëmundjen e vjetër - e jep premtimin se gjithçka do të zgjidhet me dialog dhe me pajtimin e palës tjetër, por në praktikë ndërmerren masa të njëanshme”.
“Ky veprim, sigurisht se do të interpretohet si forcim i mëtutjeshëm i strukturave paralele të gjykatës dhe prokurorisë në Kosovë, si kundërshtim ndaj ardhjes së EULEX-it, si dhe thyerje e obligimeve që janë marrë deri më tash. Kjo është një porosi shumë e keqe para bisedimeve që do të vijnë“, vlerëson Janjiq.