Serbët e Kosovës kanë frikë se pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së vendit, e ardhmja e tyre do të jetë e paparashikueshme dhe e pasigurt, vlerësojnë politikanët serbë të Kosovës.
Rada Trajkoviq, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës së Përbashkët Serbe, thotë se gjendja e tashme e serbëve dhe situatat, me të cilat ata ballafaqohen, sipas saj, janë mjaft dekurajuese për një mbijetesë të qëndrueshme të serbëve në hapësirat ku jetojnë ata në Kosovë.
Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, që pritet të ndodhë brenda 10 ditësh, siç thotë ajo, sjell edhe frikën se gjendja për serbët do të përkeqësohet, pavarësisht deklaratave dashamirëse të autoriteteve të Kosovës, si dhe garancive ligjore për pakicat.
“Mendoj se pothuajse të gjithë serbët frikohen. Rreziku më i madh që vjen nga përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë, është frika se nga hapësira e Kosovës, e cila edhe tash ka një shumë-etnitet të papërfillshëm, do të vendosin të largohen edhe shumë serbë. Ne, deri më tash kemi pasur mjaft deklarata, por kemi pasur edhe dokumente zyrtare, siç janë aktet normative. Por, ne të gjithë e dimë se sa nuk zbatohen ato dhe se nuk janë funksionalizuar, sidomos tek ata që është dashur, do të thotë te faktorët njerëzorë”, thotë Trajkoviq.
Sipas Trajkoviqit, ka pasur mjaft keqtrajtime të serbëve dhe rrezikim të jetës së tyre, ndërkohë që, siç thotë ajo, proceset gjyqësore nuk kanë qenë të besueshme si të drejta ndaj serbëve.
Gjithashtu edhe procesi i decentralizimit, sipas deputetes Trajkoviq, është zhvilluar në atë mënyrë që një pjesë e mirë e dokumentit ka mbetur i pazbatueshëm në jug të lumit Ibër.
Edhe politikani tjetër serb, Rangjell Nojkiq, vlerëson se serbët e Kosovës kanë arsye të jenë të frikësuar nga përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së vendit, sepse përvojat e deritashme të tyre, nuk kanë qenë të mira.
“Duke pasur parasysh që ka pasur aksione të njëanshme të njësisë ROSU të Policisë së Kosovës, si dhe të Prishtinës, të cilat bashkësia ndërkombëtare i ka dënuar, atëherë ekzistojnë arsye objektive pse serbët, vërtet, kanë frikë. Megjithatë, unë mendoj që Prishtina gjithashtu ka obligim të madh, sepse deri më tash të gjitha përgjegjësitë i ka ndarë me bashkësinë ndërkombëtare”.
“Tash e tutje, mundësia për t’i ikur përgjegjësisë së drejtpërdrejtë dhe ndarja e saj me bashkësinë ndërkombëtare, nuk do të ekzistojë. Tash e tutje, do të jetë rrezik i madh për Prishtinën që të ndërmarrë aksione të tilla, të cilat do t’i dënonte bashkësia ndërkombëtare dhe do ta sanksiononte, si për shembull për çështjen e liberalizimit të vizave, si dhe lehtësimet tjera”, thekson Nojkiq.
Por, deputetja Trajkoviq, thotë se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë mjaftueshëm që serbët të ndihen të sigurt në hapësirat ku jetojnë, ndërkohë që, sipas saj, kushtet për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës nuk janë pjekur sa duhet.
Ajo thotë se në Kuvendin e Kosovës do të votojë kundër përfundimit të kësaj mbikëqyrjeje.
“Unë, me siguri se do të votoj kundër. Arsyeja është se hapësira e Kosovës nuk ka arritur nivelin për të udhëhequr e pavarur pa mbikëqyrjen e përfaqësuesve, ndërkombëtarëve dhe institucioneve ndërkombëtare, sepse frikohem që e gjithë kjo do të përfundojë me përplasje shumë të mëdha dhe jo vetëm me diskriminimin ndaj serbëve”.
“Frikohem nga mënyra, e cila do ta promovojë edhe më shumë kriminalitetin dhe korrupsionin, e cila do të jetë edhe më e fuqishme dhe do ta rrezikojë perspektivën ekonomike të të gjithë banorëve”, potencon Trajkoviq.
Në anën tjetër, Nojkiq thotë se serbët që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës e kanë përgjegjësinë e tyre, ndërkaq serbët që janë pjesë e pushtetit kanë përgjegjësi të veçantë.
Ai e arsyeton mosvotimin eventual nga ana e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit, për shkak të përgjigjeve që duhet t’ua japin pyetjeve të papërshtatshme që mund t’i kenë nga elektorati, por, megjithatë, sipas tij, serbët duhet të jenë pjesë e procesit.
“Megjithatë, mendoj se serbët duhet të marrin pjesë në këtë proces dhe të deklarohen qartë ndaj këtij procesi, në mënyrë që në të ardhmen ta zvogëlojnë përgjegjësinë e tyre, gjegjësisht që në të ardhmen shumë qartë të tregojnë për të gjitha ato që ndodhin, për problemet e caktuara, si dhe për pasojat e gjendjes së krijuar”, konsideron Nojkiq.
Ndryshe, Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka vendosur që më 10 shtator, t’i jepet fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës dhe rrjedhimisht ta shuajë Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë, duke i transferuar përgjegjësitë tek institucionet kosovare.