Presioni politik i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë, është mënyra e vetme për ta shtyrë atë t’i zhbëjë strukturat paralele që ka në Kosovë, thonë njohësit e rrethanave politike në Prishtinë e Beograd.
Ata nuk e quajnë të habitshëm aksionin për heqjen e barrikadave që serbët e ndërmorën së fundi në veri të Mitrovicës, duke thënë se momenti para marrjes së përgjigjes për statusin e vendit kandidat për në BE, luan një rol të rëndësishëm në qasjen aktuale të shtetit serb ndaj çështjeve që ndërlidhen me Kosovën.
Analisti Leon Malazogu thotë për Radion Evropa e Lirë se procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian mund të shfrytëzohet për ta detyruar shtetin serb që të heqë dorë nga ndikimi që ka në strukturat paralele serbe, e sidomos nga ato të fushës së sigurisë.
“Po të kishte Serbia mundësi që ta mbajë veriun brenda territorit të vet, do ta kishte bërë këtë, por trysnia e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe ‘karota’ e integrimit në BE, po e shtyn Serbinë që t’i përmbushë këto kritere të cilat, përndryshe, nuk do t’i kishte bërë”, vlerëson Malazogu.
Mirëpo, Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike e cilëson të ndërlikuar përbërjen e strukturave paralele serbe. Ai thotë se ndikim dominues në veprimet e tyre në veri të Kosovës kanë partitë opozitare serbe që, sipas tij, duan të shohin një dështim të qeverisë në procesin e integrimit evropian.
“Udhëheqësit më me ndikim në veri nuk janë të lidhur me Beogradin zyrtar. Në këtë moment, agjenda e partive opozitare që kanë një ndikim vërtet të madh në veri, dhe agjenda e Tadiqit nuk janë të njëjta. Për këtë arsye mendoj se udhëheqësit në veri do t’i përdorin barrikadat si instrument për bllokimin e statusit të kandidatit për Serbinë”, shprehet Janjiq për Evropën e Lirë.
Berlini zyrtar ishte, deri më tani, më i ashpër në kërkesën për shuarjen e strukturave paralele të Serbisë në veri të Kosovës. Autoritetet kosovare, ndërkaq, thuhet se i kanë duart e lidhura sa u takon strukturave paralele serbe në pjesën veriore të vendit.
Malazogu thekson rëndësinë për veprime graduale dhe të menduara mirë me qëllim shtrirjen e kontrollit shtetëror në veri të vendit.
“Më së miri është që, së pari, rolin e vet ta kryejë EULEX-i. Në rast se Prishtina mundohet të futet menjëherë për ta mbushur një boshllëk, kjo do të perceptohej si një lloj okupimi në veri meqë i tillë është aktualisht mentaliteti atje. Kështu që, duhet dërguar mesazhe sa më pozitive, duhet të hapen zyra për kryerjen e shërbimeve, të krijohen raporte, të krijohen shkëmbime - edhe kulturore, por edhe të komunikimit, në mënyrë që gradualisht të zgjerohet kontrolli edhe shtetëror andej”, thekson Malazogu.
Të shtunën Policia e Kosovës arrestoi gjashtë serbë që dyshohet të kenë qenë të ndërlidhur me veprimet e MUP-it serb në Kosovë.
Strukturat paralele serbe, që nga paslufta, kanë pasur një ndikim të madh në pjesët e banuara me shumicë serbe në vend. Një ndikim i tillë atyre thuhet se u ka mbetur në pjesën veriore të Kosovës ku mungon ndikimi shtetëror i Prishtinës zyrtare, por edhe mekanizmave ndërkombëtarë që veprojnë në vend.