Ndërlidhjet

Hejg: Serbia të luftojë strukturat paralele në veri


Britania e Madhe i ka garantuar Prishtinës zyrtare se do t’i bëjë presion shtetit serb rreth shuarjes së strukturave paralele në veri të Kosovës, njoftoi ministria e jashtme e Kosovës.

“Britania e Madhe do të rris presionin mbi Serbinë për shpërbërjen e strukturave paralele, si të vetmin parakusht për të marrë kandidaturën për në Bashkimin Evropian”, citon një komunikatë e ministrisë së jashtme, shefin e diplomacisë britanike, Uilliem Hejg.

Komentet e tij, Hejg thuhet se i ka bërë gjatë takimit me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj.

Ky i fundit thuhet se i ka kërkuar Hejgut mbështetjen e Britanisë "që Republika e Kosovës të këtë marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, dhe që pesë vendet që se kanë njohur ende Kosovën të mos e bllokojnë dhe vonojnë perspektivën e Kosovës evropiane".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG