Partitë politike opozitare në Kuvendin e Kosovës, disa herë e kanë cilësuar si të papërgjegjshme dhe jo legjitime pjesëmarrjen e delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Beogradin. Por, pavarësisht kësaj, analistë politikë thonë se në këtë çështje, edhe opozita, me sugjerime të ndryshme, duhet të jetë kontributdhënëse.
Analisti Imer Mushkolaj konsideron se ky dialog me Beogradin është i domosdoshëm dhe se, siç thotë ai, cilado parti politike që do të ishte në qeverisje, nuk do të kishte rrugëdalje nga ky proces.
“Jemi dëshmitarë që opozita po qëndron anash këtij procesi në kuptimin që nuk po e merr mundin fare që të korrektojë diçka në këtë proces apo të bëjë presion thuajse këto bisedime, ky dialog bëhet vetëm për koalicionin qeveritar dhe Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq nuk ka të bëjë fare me qytetarët e Kosovës. Opozita duhet të jetë shumë më aktive dhe ta lërë anash pasivitetin e saj”, thotë Mushkolaj.
Pa votat e opozitës, Kuvendi i Kosovës pati miratuar një rezolutë, me të cilën i jep mbështetje dialogut me Serbinë.
Vitin e kaluar Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar një draft-rezolutë, por nuk kishte mundur ta harmonizojë me partitë e opozitën.
Megjithatë, ishte miratuar pa opozitën me 63 vota për, 48 kundër dhe 1 abstenim.
Pavarësisht kësaj, analisti Mushkolaj thotë se opozita në këtë rrafsh duhet të jetë më aktive me sugjerime të ndryshme.
“Nëse nuk ka sugjerime nga opozita, atëherë Qeveria edhe nuk mund t’i marrë parasysh, respektivisht mund të arsyetohet se nuk ka kurrfarë sugjerimesh dhe gjithçka është në rregull. I mbetet opozitës që të reagojë, të jetë më e zëshme dhe të mos thonë se hajde të presim se çka po ndodh me bisedimet; të shohim se si do të jetë fundi dhe të thonë se ja çka ndodhi dhe të thonë se po të ishim në pushtet, ne do të vendosnim ndryshe. Të gjitha vërejtjet që i kanë për këtë proces, duhet t’i bëjnë publike në Kuvend dhe jo vetëm sa për të thënë”, vlerëson Mushkolaj.
Edhe analisti tjetër, Ardian Arifaj, thotë se opozita në Kuvendin e Kosovës nuk është duke treguar ndonjë rezultat në drejtim të bisedimeve.
“Edhe opozita në pjesën më të madhe nuk ka dalluar aspak prej partive në pushtet, koalicionit qeverisës. Edhe ata nuk kanë pasur asnjë ide, asnjë vizion për bisedimet, pra se si do të duhej të zhvilloheshin bisedimet, çfarë duhet të kërkohet në bisedime".
"Kjo më së miri është vërejtur në këtë javë kur deputetët, edhe të opozitës edhe të partive në pushtet, kanë filluar të vënë në dyshim mocionin që e kanë votuar javën e kaluar për ta rrëzuar mocionin e Vetëvendosjes dhe vetëm tash kanë filluar të pyeten mos ndoshta me këtë e kemi rrezikuar edhe rezolutën e Kuvendit për bisedimet”, thekson Arifaj.
Opozita në Kuvendin e Kosovë, ende nuk e ka bërë të qartë nëse do të kërkojë vendim apo rezolutë të re nga Kuvendi, në lidhje me bisedimet dhe konkluzionet e arritura me Serbinë për disa çështje - ndër to edhe për lëvizjen e lirë - që konsiderohen si kthim prapa dhe të dëmshme për vendin.
Zyrtarët e Qeverisë kanë thënë se Kosova do të kontribuojë në dialogun teknik, për të gjetur zgjidhje në kuadër të kushteve për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal, si dhe integrim në BE.
Aktualisht, bisedimet ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit nuk janë duke vazhduar për faktin se qëndrimet e të dyja shteteve rreth çështjes së bashkëpunimit rajonal, janë shumë larg. Dhe, duke u nisur nga kjo, zyrtarët e palës kosovare të përfshirë në bisedime, janë shprehur se nuk mund të ketë shpejt ndonjë datë të vazhdimit të këtij procesi.