Herën e fundit kur Danimarka kryesoi presidencën e Bashkimit Evropian, kurorëzoi periudhën gjashtëmujore me një arritje historike.
Në fund të vitit 2002, kryeministri i atëhershëm danez, Anders Fog Rasmusen, siguroi një marrëveshje që lejonte zgjerimin më të madh të BE-së me 10 shtetet tjera, kryesisht nga Evropa Qendrore dhe Lindore, të cilat u anëtarësuan disa vite më vonë.
Të dielën, Danimarka merr kryesimin e radhës për gjashtë muaj të tjerë. Koha kur vihet në krye, nuk ka mundur të jetë më e ndryshme.
Së pari, presidenca nuk është më siç ka qenë, kur blloku nuk ka pasur president të përhershëm - një pozitë kjo e mbajtur tash nga Herman Von Rompuj. Fqinjët e BE-së në lindje dhe në Ballkan po shohin se si blloku është i preokupuar me krizën më të madhe ekonomike që ka goditur kontinentin në dekada.
Amanda Pol, nga organizata “Policy Centre”, me seli në Bruksel, ka këtë shpjegim:
“Besoj se Danimarka do t’i mbajë gjërat e kurdisura, por nuk do t’i vërë këmbët e saj mbi përshpejtues, sepse Danimarka thjesht nuk është një vend që mbështet integrimin e mëtejmë evropian në masë të gjerë”.
Sikurse vitin e kaluar, vështirësitë e Eurozonës ka të ngjarë të vazhdojnë t’i rrëmbejnë titujt në vitin 2012, ndërsa një tjetër samit është caktuar të mbahet në janar.
Pranvera e ardhshme do të shohë negociata të vështira në finalizimin e marrvëshjes së arritur në dhjetor, e cila mund të çojë në një union fiskal të BE-së.
Danimarka, një anëtare që nuk përdor euron, po ashtu do të përballet me sfidën e afrimit të ndasive në rritje të 17 vendeve të Eurozonës dhe 10 të tjerave që nuk përdorin monedhën e përbashkët.
Dhe, siç ka bërë të ditur Polonia, që kryesoi deri tash presidencën, është vështirë të ndikosh ngjarjet prej margjinave.
Ndryshe nga polakët, nuk duket të ketë ndonjë fokus specifik gjeografik në gjashtë muajt e ardhshëm. Ndërsa Varshava shtyu disi përpara agjendën lindore, Kopenhaga do ta lërë trupën diplomatike të BE-së, Shërbimin për Veprim të Jashtëm, që ta udhëheqë shfaqjen.
Një nga arsyet është se jo çdo gjë shkoi siç u planifikua për Poloninë, siç ishte bojkoti i Bjellorusisë në Samitin e Partneritetit Lindor në shtator.
Sfida edhe Ukraina e Bjellorusia
Në vitin 2012 ka të ngjarë që të vazhojnë negociatat me shumicën e vendeve lindore evropiane për çështjet si: lehtësimi i vizave dhe marrëveshja për tregtinë e lirë.
Marrëveshja për asociimim me Ukrainën, për të cilën u ra dakord në momentet e fundit në vitin 2011, pritet të riaktualizohet. Por, pas një viti të raporteve të tendosura në mes të Brukselit dhe Kijevit, që kulmuan me burgosjen e ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, BE-ja duket se nuk do ta nënshkruajë dokumentin deri pas zgjedhjeve parlamentare që mbahen në vjeshtë. Procesi i ratifikimit nga 27 vendet anëtare mund të zgjasë më tepër.
Olga Shumilo-Tapiola, nga “Carnegie Europe”, beson se BE-ja do të vazhdojë ta mbajë këtë ritëm me Ukrainën, por se Kijevi duhet të zhvillojë zgjedhje më të lira dhe më korrekte në vitin e ardhshëm, në mënyrë që të ngjallë interes për BE-në.
"Bashkimi Evropian ka pasur durim për një periudhë të caktuar kohore, por pastaj dolën në pah gjëra të tjera - kriza e brendshme, rajonet që po zhvillohen në mënyra të ndryshme, si bota arabe - kështu që BE-ja duket të mos tërhiqet më, nëse gjërat nuk ndryshojnë nga ana e Ukrainës. Unë do të thosha se deri në vjeshtën e 2012-ës, Ukraina do të jetë në ekranët e radarit të disa shteteve anëtare dhe të institucioneve evropiane”, thotë Tapiola.
Ajo është skeptike nëse gjërat do të ndryshojnë në relacionet mes BE-së dhe Bjellorusisë, pasi që presidenti Aleksandër Lukashenko, deri më tash, është treguar i pamposhtur përballë sanksioneve që BE-ja ka vënë ndaj regjimit të tij.
"Mendoj se çështja e Bjellorusisë do të presë kohë më të mira dhe mendoj se për shumë vende anëtare është një situatë shumë e përshtatshme, sepse ato ende presin që Lukashenko të shkojë, meqë kjo do t’i ndryshonte gjërat në një mënyrë dramatike dhe pozitive”, thotë Tapiola.
BE-ja ka ngrirë asetet personale dhe ka vënë ndalesë për viza për më shumë se 200 persona që janë të lidhur me regjimin, pas aksionit të dhunshëm ndaj protestuesve, që u ngritën pas zgjedhjeve presidenciale të 2010-ës, të cilat u përcollën me mangësi.
Suksesi më i madh dhe potencialisht i vetmi i vërtetë gjatë kohës së presidencës daneze mund të vijë nga Ballkani, derisa Serbia pret të marrë statusin e kandidatit në muajin mars.
Beogradi dëshiroi ta marrë këtë status në samitin e dhjetorit, por këtë e bëri të pamundur kundërshtimi i Gjermanisë.
Hezitimi për të hequr barrikadat e vendosura nga serbët etnikë në Kosovën veriore dhe progresi i vogël në dialogun Prishtinë-Beograd, megjithatë, kanë mundësi të befasojnë sërish. (a.i.)