Serbët e veriut të Kosovës, pas më shumë se katër muajve që kanë mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare me Serbinë, kanë nisur largimin e disa barrikadave.
Deri më tash është larguar barrikada në rrugën Zveçan-Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Jagnenicë, dhe ato në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë.
Përfaqësues të KFOR-it kanë konfirmuar se ka nisur largimi i barrikadave në komunën e Zubin Potokut, por të martën nuk janë deklaruar nëse aksioni për largimin e barrikadave të tjera ka vazhduar.
Zëdhënësi i KFOR-it Uve Novicki, në një prononcim të mëhershëm i tha Radios Evropa e Lirë, se “nëse gjërat shkojnë kështu, ne do të kemi liri të lëvizjes në komunën e Zubin Potokut. Barrikadat janë hequr vetëm në komunën e Zubin Potokut”, ka bërë të ditur Novicki.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Policisë së Kosovës, kanë thënë se punët e ndërprera të hënën në fshatin Jagnenicë për largimin e barrikadave, kanë vazhduar të martën nga KFOR-i dhe banorët lokalë.
“Ka filluar sërish vazhdimi i pastrimit të asaj barrikade në fshatin Jagnenicë. Nuk kemi informacione për lokacione të tjera, është i vetmi informacion që kemi për largimin e barrikadës përfundimisht në ketë fshat”, bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti ka thënë se aktualisht edhe në fshatin Leshak, në drejtim të Leposaviqit, një pjesë e rrugës është e kalueshme, dhe kjo, sipas tij, tregon së është punuar në drejtim të largimit të gjithsej tri barrikadave.
Siç bëhet e ditur, është arritur një marrëveshje mes serbëve dhe përfaqësuesve të KFOR-it për qarkullimin e lirë në rrugën Zveçan-Zubin Potok, vend ky, në të cilin javën e kaluar, KFOR-i u përpoq të hiqte barrikadën e vendosur nga serbët.
Thuhet se në rrugën ndërmjet Zupçit dhe Zveçanit do të ketë pikë kontrolli të automjeteve të përbashkët ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Heqja e barrikadave vjen vetëm disa ditë pasi dhjetëra ushtarë të KFOR-it u lënduan nga përplasja me serbët lokalë, të cilët kundërshtonin largimin e barrikadës në Jagnenicë, nga ana e misionit paqeruajtës.
Kjo hap dilemën se përse ndryshuan qëndrimin e tyre serbët e veriut të Kosovës për largimin e barrikadave?
Ata nuk iu bindën thirrjes së presidentit të Serbisë Boris Tadiq, pas incidentit me KFOR-in, që të largojnë barrikadat, por përkundrazi, sfiduan atë duke ngritur një të re.
Nuk dihet nëse në ndryshimin e qëndrimit të tyre ka ndikuar marrëveshja e arritur në Bruksel mes të Prishtinës dhe Beogradit për menaxhimin e integruar të kufirit.
Kur pyeten ata që ruajnë në barrikada, përgjigja e tyre është se për ta nuk vlejnë as thirrjet e Beogradit e as të ato të BE-së dhe Prishtinës.
“Boris Tadiqi mund të flasë çka të dëshirojë. Ai jeton në Beograd, ndërsa ne jetojmë këtu. Ai nuk ndjen asgjë në lidhje me problemet tona. Ai mund të shkojë edhe te Merkeli, dhe të kushdo, neve nuk na intereson se çka flet Tadiqi, e as Stefanoviqi, ne kemi mendimet tona. Nën kontrollin e Tadiqit dhe nën shtetin e Thaçit, nuk mund të paramendoj jetën, e as nën kontrollin e shqiptarëve”, u shpreh Milovan Vuçiniq, qytetar.
Ndërsa Goran Obradoviq, banor i Zubin Potokut, ndjehet i braktisur pas thirrjes së Tadiqit për heqjen e barrikadave.
“Ndjehemi të lënë vetëm. Më duket se dikush dëshiron që ta hedhë fajin në popullin serb të Kosovës, se ne jemi fajtorë për shumë gabime që janë bërë”, tha ai, për të shtuar se nuk i ka humbur ende durimi.
“Unë nuk jam i lodhur dhe mendoj se as populli nuk është i lodhur. Por, mendoj se dikush dëshiron të plasojë lajmin se popullit i ka rënë morali”.
Që nga muaji korrik i këtij viti, serbët kanë ngritur barrikadat nëpër rrugët në veri në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinë.