Presidenti serb, Boris Tadiq u ka bërë thirrje serbëve të pjesës veriore të Kosovës që t’i largojnë barrikadat, një veprim që mund ta ndihmojë Serbinë në largimin e një pengese kryesore për marrjen e status kandidatit me 9 dhjetor, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
Tadiqi gjithashtu ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për kontrollet kufitare.
Ai tha se zgjidhja e arritur në Bruksel, nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, nuk ishte idealja, por se ai e mbështetë plotësisht marrëveshjen për kufijtë.
“Ne kemi arritur atë që është e mundshme për momentin”, ka thënë Tadiq para gazetarëve në Berlin.
Bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit konsiderohet si kusht për fillimin e procesit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian
Tadiq tha se marrëveshja e kufijve është e limituar në shtrirje, pasi nuk përfshinë njohjen e simboleve të shtetit të Kosovës.
“Kjo zgjidhje nuk përmban simbolet e shtetësisë së të ashtuquajturit shtet i Kosovës. Nuk ka asnjë simbol shtetëror e nuk do të ketë as zyrtarë doganorë të Kosovës që do t’i kryejnë detyrat e veta. Ata nuk do të jenë vëzhgues”, ka thënë Tadiq.
Më këtë zgjidhje, vazhdon Tadiq, Beogradi ka arritur të krijojë një situatë shumë më të mirë se vite më parë.