Marrëveshjet, të cilat kanë dalë si rezultat i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - dialog ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian - mund të konsiderohen të ngrira, për shkak se, deri më tash, Beogradi zyrtar nuk i ka zbatuar ato, thonë politikanët serbë të Kosovës.
Marko Jakshiq, politikan serb nga veriu, thotë se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet negociatorëve kosovarë dhe serbë, e ka shkakun në Serbi.
Sipas tij, pjesa më e madhe e opinionit serb, por edhe disa anëtarë të Qeverisë së Serbisë, nuk i kanë përkrahur marrëveshjet në fjalë.
“Në kuadër të vetë Qeverisë së Serbisë, në mbledhjen e fundit, kur Borisllav Stefanoviq (kryenegociatori serb) ka kërkuar që të jepen librat e amzës dhe të kadastrës, shtatë anëtarë të qeverisë kanë qenë kundër kësaj. Kështu që, absolutisht nuk ka përkrahje të mjaftueshme në opinionin e përgjithshëm në Serbi që këto marrëveshje të respektohen deri në fund”, thotë Jakshiq.
Politikani serb nga Kosova qendrore, Rangjell Nojkiq, drejton gishtin kah Beogradi dhe Prishtina.
“Krijohet përshtypja se marrëveshjet e arritura, praktikisht nuk janë zbatuar dhe nuk po japin rezultate. Por, konsideroj se Bashkimi Evropian, i cili po e përcjell atë se çfarë po ngjan, si dhe realizimin e marrëveshjeve, megjithatë do të jetë faktor, i cili do të detyrojë Beogradin dhe Prishtinën që të lëvizin nga ‘pika e vdekur’, nëse mund ta quaj kështu”, shprehet Nojkiq.
Të dy këta politikanë serbë vlerësojnë se nëse Serbia vazhdon të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun me Kosovën, mund të ketë pasoja. Sipas tyre, ajo mund të ndëshkohet nga Bashkimi Evropian në lidhje me aspiratat e integrimit në këtë mekanizëm.
Por, ata kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me ndëshkimin e mundshëm të Serbisë.
Jakshiq vlerëson se ky ndëshkim nuk duhet të konsiderohet edhe si shumë tragjik.
“Pasojë e gjithë kësaj mund të jetë, para së gjithash, që Serbia të mos e marrë statusin e kandidatit për hyrje në Bashkimin Evropian. Por, personalisht, mendoj se ky nuk është ndëshkim aq i madh apo i rëndë”, thotë Jakshiq.
Sipas tij, numri i njerëzve në Serbi, të cilët janë të motivuar për hyrje në BE, çdo ditë e më shumë po bie.
Por, Nojkiq e sheh ndryshe situatën. Ai thotë se Serbia në vazhdimësi po mëton hyrjen në bllokun 27-anëtarësh, ndërkohë që, siç shprehet, hapësira dhe koha për të manipuluar me marrëveshjet e arritura me Kosovën, po ngushtohet, për shkak se çështja e statusit të kandidatit për Serbinë do të diskutohet më 9 dhjetor të këtij viti.
“Beogradit i ka mbetur pak kohë dhe hapësirë për çfarëdo manipulimi. Sigurisht që Serbisë i është bërë shumë e qartë se qasja e saj në Bashkimin Evropian dhe të gjitha ato që ajo mëton, janë të lidhura me rezultatet e marrëveshjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Por, edhe Prishtina ka obligime ndaj Bashkimit Evropian, prandaj edhe ajo duhet t’i zbatojë marrëveshjet”, thotë Nojkiq.
Deri më tash, në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë arritur 5 marrëveshje. Bëhet fjalë për marrëveshjen për vulat doganore, për qarkullimin e lirë, për librat e amzës, për librat e kadastrës, si dhe për njohjen e diplomave universitare.
Të hënën në Bruksel, pas një ndërprerjeje disamujore, ka vazhduar raundi i radhës i dialogut.
Si Prishtina, ashtu edhe Beogradi kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje po qe se nuk është në përputhje me kushtetutat respektive.
Lexoni edhe këtë:
Besojnë në dialog
Marko Jakshiq, politikan serb nga veriu, thotë se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet negociatorëve kosovarë dhe serbë, e ka shkakun në Serbi.
Sipas tij, pjesa më e madhe e opinionit serb, por edhe disa anëtarë të Qeverisë së Serbisë, nuk i kanë përkrahur marrëveshjet në fjalë.
...nuk ka përkrahje të mjaftueshme në opinionin e përgjithshëm në Serbi që këto marrëveshje të respektohen deri në fund.