Anëtarë nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në Kuvendin e Kosovës, konsiderojnë se disa nga partitë politike në vend ende i kanë funksionale strukturat e tyre të inteligjencës, por jo në formën që mund t’i kenë pasur më herët.
Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Florin Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se shërbimet e partive politike, ende nuk kanë pushuar së funksionuari.
“Unë nuk besoj që janë shuar, se nuk kam asnjë dokument. Nuk mund ta mbyllësh një agjenci pa i raportuar dikujt, pa treguar se çka ke bërë, ku i ke lënë dosjet, kur e ke përfunduar aktivitetin. Unë nuk iu besoj këtyre njerëzve, thellësisht nuk besoj në këta njerëz. Vetë fakti se kanë ekzistuar këto shërbime edhe nuk janë mbyllur, ato janë në veprim. Mendoj se e kanë tjetërsuar formën e veprimit, janë sofistikuar. Këto tash merren më shumë me tregti ilegale”, deklaron Krasniqi.
Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, anëtar tjetër i këtij komisioni, thotë se ekzistojnë shërbime të fshehura të partive politike. Ai, madje, thotë se veprimtaritë e këtyre shërbimeve tashmë janë tjetërsuar, duke u marrë kryesisht me fitimin e tenderëve të ndryshëm.
“Ka grupe të caktuara të atyre shërbimeve që kanë ekzistuar më herët. Por, këto grupe tash nuk janë të koncentruara në mbledhjen e informacioneve sa i përket kërcënimeve të sigurisë së Kosovës apo kërcënimeve të tjera, por kryesisht janë në funksion të interesave klanore, edhe politike, edhe financiare. Kryesisht janë të drejtuara nga çështjet e tenderëve, dhe si të tilla, vazhdojnë të funksionojnë”, thotë Ramadani.
Duke folur për veprimtarinë e këtyre shërbimeve, Florin Krasniqi thotë se Kosova është duke u dëmtuar nga aktivitetet e tyre.
“Mendoj se shumica e tregtisë që bëhet në veri të Kosovës, bëhet përmes ish-njerëzve të shërbimit, ose njerëzve që veprojnë ende në këto shërbime. Pjesa më e madhe e tregtisë ilegale, shumica e tenderëve, të gjitha gjërat e këqija që i vijnë Kosovës, i vijnë prej pasojave që kanë rezultuar prej këtyre aktiviteteve ilegale”, thekson Krasniqi.
Çështja e shërbimeve informative ilegale në Kosovë, gjatë kësaj jave është diskutuar edhe me drejtorin e AKI-së, të cilin e ka ftuar Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e këtij institucioni të sigurisë.
Drejtori i AKI-së, Bashkim Smaka, nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse në Kosovë ekzistojnë shërbime inteligjente ilegale të partive politike.
Nga ana tjetër, ish-këshilltari i presidentit Ibrahim Rugova, Ramë Maraj, i cili është thënë se ka qenë udhëheqës i shërbimit informativ "Sigurimi i Atdheut", që thuhej të ketë qenë në shërbim të LDK-së, ka deklaruar së fundi se nuk është në dijeni për ekzistimin e një shërbimi të tillë.
“Ne nuk kemi dijeni se ekziston një grup shqiptarësh që identifikohen me këtë fantazmë. Për mua është i panjohur emri SIA. Për mua nuk ka njohuri të tjera ky fenomen. Ka dalë në një gazetë serbe dhe tash gazetën serbe po e përdorin si burim gazetat tona, edhe vetë gazeta serbe nuk jep fakte”, është shprehur Maraj në një konferencë për media para pak ditësh.
Ndryshe, në muajin prill në Kuvendin e Kosovës është iniciuar një nismë për hetim parlamentar ndaj Shërbimit Informativ të Kosovës, të njohur si SHIK, për të cilin thuhej se ka vepruar në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kadri Veseli, pas shpalljes së pavarësisë, në një deklaratë për media, në cilësinë e udhëheqësit të SHIK-ut, e pati shpallur të shuar aktivitetin e këtij shërbimi.
Nisma e ardhur nga deputetët e AAK-së, nuk ka pasur kurrfarë rezultati, pasi që nuk është përkrahur nga shume deputetë.
Ndryshe, në raporte të ndryshme është thënë se përveç shërbimeve të partive politike, në Kosovë kanë vepruar edhe shërbime tjera inteligjente, si ai BIA i Serbisë, por edhe shërbime të shteteve të tjera.
Aktualisht, në Kosovë, i vetmi institucion legal i shërbimit informativ është AKI-ja.
Kushtetuta e Kosovës parasheh që Agjencia e Kosovës për Inteligjencë të zbulojë, hetojë dhe mbikëqyrë kërcënimet ndaj sigurisë në Republikën e Kosovës.
Agjencia duhet të jetë profesioniste, politikisht e paanshme, shumetnike dhe i nënshtrohet mbikëqyrjes nga Kuvendi në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Unë nuk besoj që janë shuar, se nuk kam asnjë dokument.

Ne nuk kemi dijeni se ekziston një grup shqiptarësh që identifikohen me këtë fantazmë. Për mua është i panjohur emri SIA.