Prokurorët kosovarë bënë të ditur se në periudhën kohore janar-shtator në prokuroritë e Kosovës janë identifikuar 662 lëndë me elemente të korrupsionit, që kanë të bëjnë me hetimin e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së kaluar dhe të ekzekutivit aktual.
Koordinatorja Kombëtare kundër korrupsionit, njëherësh prokurore e Qarkut në Prishtinë, Drita Hajdari, në një konferencë për media, deklaroi se hetimet për zyrtarë të përfshirë në afera korrupsioni janë duke vazhduar. Ajo u shpreh, po ashtu, se po bëhen përpjekje serioze për procedimin e të gjitha lëndëve.
“Nga fakti që kemi të bëjmë me vepra penale për shpërdorimin e pozitës zyrtare, janë të implikuar zyrtarë të profileve të larta dhe një numër prej këtyre lëndëve është duke u proceduar. Ne jemi të kufizuar me kohën, kemi limite kohore për hetimin e rasteve. Kështu që kur të përfundojnë hetimet për ato raste, do t’ju informojmë me kohë. Ka zyrtarë të lartë të Qeverisë, ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe të institucioneve të tjera”, deklaroi Hajdari.
Prokurorja Hajdari tha se për të ngritur një aktakuzë nevojiten prova të mjaftueshme, të sigurta dhe të vërtetuara. Kjo, sipas saj, ka bërë që një numër prej 105 kallëzimesh të hidhen poshtë, ndërsa kanë mbetur në punë gjithsej 198 lëndë hetimore, kurse për 123 lëndë të tjera pritet të grumbullohen informacione shtesë.
Korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm në masë të madhe në të gjitha sferat e shoqërisë kosovare, deklaruan përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsion dhe organizata që merren me luftën kundër kësaj dukurie. Sipas tyre, në ndërmarrjet publike korrupsioni është më i theksuar.
Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit kritikoi prokuroritë, duke thënë se tashmë nuk ka arsye të tjera për ngecje në punë, derisa, sipas tij, sistemi i drejtësisë ka përkrahjen e duhur për t’i zgjidhur lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin.
Por, Hajdari ritheksoi se informacionet që marrin nga Agjencia Kundër Korrupsionit shpesh nuk janë të kompletuara.
“Në shumicën e rasteve, ato informata nga agjencia kërkojnë grumbullimin e informatave të mëtutjeshme, që do të thotë se ato informata nga agjencia nuk paraqesin bazë të mjaftueshme për një prokuror për hapjen e hetimeve”, theksoi Hajdari.
Prezantimi i statistikave nga prokuroritë e Kosovës, lidhur me lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin, nuk paraqet asnjë sukses në luftën kundër korrupsionit, tha Lorik Bajrami, hulumtues në Organizatën për Demokraci, Anti - korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”.
“Statistikat e tilla në vetvete nuk tregojnë asgjë, për sa i takon korrupsionit, nivelit dhe llojit të tij. Në këtë kuptim, unë mendoj që puna e Prokurorisë sot nuk na është bërë e qartë se çfarë ka bërë ajo (Prokuroria) dhe edhe cili është efekti i saj në luftën kundër korrupsionit. Në këtë rast mendoj që jo vetëm rastet që i ka dërguar agjencia, po edhe rastet e tjera për të cilat shkruajnë në media, dhe organizatat joqeveritare, në prokurori asnjëherë nuk është kthyer përgjigja mbrapa se çfarë ka ndodhur me ato raste”, u shpreh Bajrami.
Madje, Bajrami tha se konferenca e organizuar për herë të parë nga Koordinatorja Kombëtare kundër korrupsionit, është nxitur nga deklaratat e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsioni, i cili kishte kritikuar së fundi sistemin e drejtësisë për mosefikasitet në punën e tyre.
“Nga perspektiva jonë, kjo është, në një farë mënyre, punë për të mbuluar një mospunë të përgjithshme nga hetuesia edhe prej gjyqësisë, sa i përket veprave kundër korrupsionit. Ne nuk mund ta dimë në ato raste që kanë shkuar më herët se çfarë lloj korrupsioni është ai. Ndoshta është korrupsion i veprave minore që nuk e prek korrupsionin, me të cilin shoqëria kosovare është duke u ballafaquar, e që kryesisht është korrupsion politik”, tha Bajrami.
Shqetësimet për ekzistimin e një shkalle të lartë të korrupsionit në Kosovë janë paraqitur vite me radhë edhe nga shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Komisioni Evropian, në Raportin e fundit të Progresit për Kosovën, pati vlerësuar se prokurimi publik mbetet fusha më korruptuar.
Koordinatorja Kombëtare kundër korrupsionit, njëherësh prokurore e Qarkut në Prishtinë, Drita Hajdari, në një konferencë për media, deklaroi se hetimet për zyrtarë të përfshirë në afera korrupsioni janë duke vazhduar. Ajo u shpreh, po ashtu, se po bëhen përpjekje serioze për procedimin e të gjitha lëndëve.
Ka zyrtarë të lartë të Qeverisë, ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe të institucioneve të tjera.