Ndërlidhjet

Luftë me fjalë!


Ilustrim
Ilustrim
Përfaqësues nga institucionet që kanë për synim luftën kundër korrupsionit, deklarojnë se ky fenomen vazhdon të jetë në nivel të lartë në shumë institucione.

Ata po ashtu thonë se tashmë është koha e fundit që korrupsioni të luftohet me vepra konkrete e jo vetëm me fjalë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, thotë se fatkeqësisht ende janë duke munguar rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit.

Në gjykatat e vendit, në të gjitha nivelet, ka qenë vetëm një aktgjykim - ose është një rast ose është një person që është gjykuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Rezultatet konkrete, sidomos në gjyqësor, po mungojnë. Një gjë e tillë pritet të konstatohet edhe në Raportin e Progresit që korrupsioni po hetohet, mirëpo korrupsioni në Kosovë nuk po gjykohet. Në gjykatat e vendit, në të gjitha nivelet, ka qenë vetëm një aktgjykim - ose është një rast ose është një person që është gjykuar për shpërdorim të detyrës zyrtare”, thotë Preteni.

Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, duke kritikuar prokuroritë, ka thënë se tash më nuk arsye të tjera për ngecje në punë, derisa sipas tij, sistemi i drejtësisë ka përkrahjen e duhur për t’i zgjidhur lëndët që kanë të bëjnë më korrupsionin.

Mendoj që përkrahja e institucioneve qendrore ndaj gjyqësorit duhet të prodhojë rezultate më të fuqishme. Mendoj që nuk duhet të kenë arsye që mungesa e rezultateve e viteve paraprake, të bartet në ketë vit”, thekson Preteni.

Koordinatorja Kombëtare kundër korrupsionit, njëherazi prokurore e Qarkut në Prishtinë, Drita Hajdari, tha se Prokuroria e Qarkut është duke u përballuar me vështirësi të mëdha më lëndët të cila dorëzohen në prokurori nga AKK-ja.

Ne hasim në vështirësi pikërisht nga përmbajtja e këtyre lëndëve, sepse informatat dhe kallëzimet penale nga agjencia nuk paraqesin bazë që ne të ngrijmë aktakuza direkte.
Ne hasim në vështirësi pikërisht nga përmbajtja e këtyre lëndëve, sepse informatat dhe kallëzimet penale nga agjencia nuk paraqesin bazë që ne të ngrijmë aktakuza direkte. Zakonisht kemi nevojë për grumbullimin e informatave shtesë si dhe për hetimin e rasteve, që do të thotë se këto informata të agjencisë, nuk i përmbushin kushtet e mjaftueshme ligjore për procedimin e tyre të menjëhershëm”, thotë Hajdari.

Hajdari ka hedhur poshtë akuzat e agjencisë, duke thënë se kritikat e tilla nuk janë reale dhe nuk janë të bazuara në fakte.

Jemi duke pranuar vazhdimisht kritika nga ana a e agjencisë, për mosveprim dhe mos efikasitet. Mendoj se këto ankesa nuk janë reale dhe nuk janë të bazuara në gjendjen momentale. Ndryshe si kriter për matjen e suksesit të prokurorive në zgjidhjen e këtyre rasteve, mirret ngritja e aktakuzave; ne nuk mund t’i ngrijmë aktakuzat aty ku nuk kemi bazë”, thotë Hajdari.

Shqetësimet për ekzistimin e një shkalle të lartë të korrupsionit në Kosovë janë paraqitur vite me radhe edhe nga shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare.

Komisioni Evropian, në Raportin e fundit të Progresit për Kosovën, pati vlerësuar se prokurimi publik mbetet fusha më korruptuar.

Edhe sot, sipas Drejtorit të Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, korrupsioni më i lartë është në prokurim.

Fusha me e atakuar është fusha e prokurimit”, shprehet Preteni.

Mbetja e luftës së korrupsionit vetëm në nivel retorik, po krijon mundësinë që korrupsioni të shtrihet edhe më tutje në Kosovë, vlerëson drejtori ekzekutiv i organizatës “Fol”, Petrit Zogaj.

Fatkeqësisht elita politike e ka sjellë gjendjen në këtë mes që e quan luftë. Ndërkohë që angazhimet e tyre nuk janë për të luftuar korrupsionin, por janë për të sofistikuar aferat korruptive, që ata me më shumë së një dekadë e bëjnë vazhdimisht”, thekson Zogaj.

Ndryshe, Pas operacionit policor të ditës së mërkurë të zhvilluar nga Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar, gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, vendosi masën e paraburgimit prej një muaji për dy persona dhe një muaj arrest shtëpiak për personin e tretë, të cilët u arrestuan të mërku.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë misioni EULEX, në komunikatën e të cilit thuhet se pas intervistimit, “dy persona të tjerë u liruan nga ndalimi policor, derisa personi i tretë vazhdon të mbahet në ndalim”.
XS
SM
MD
LG