Liderët e institucioneve të larta të Kosovës nuk e kanë sqaruar se kush e ka përgjegjësinë për çështjen e imunitetit të deputetëve, të cilët janë nën hetime.
Ditë më parë, EULEX-i, përmes një letre, kishte kërkuar nga Jakup Krasniqi, që të shtrojë në Kuvend çështjen e imunitetit të deputetëve dhe mundësinë e nxjerrjes së një rezolute me të cilën do të mbështetej Qeveria e Kosovës, që këtë çështje ta procedojë në Gjykatën Kushtetuese.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Kransiqi, ka prezantuar një draft-letër në Kryesinë e Kuvendit, të cilën ka pretenduar t’ia dërgojë shefit të EULEX-it, ku sqarohet se nuk është përgjegjësi e Kuvendit që të merret me çështjen e imunitetit të deputetëve që janë nën hetime.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është përgjigjur drejtpërdrejt lidhur me çështjen se përgjegjësi e kujt është çështja e imunitetit të deputetëve, por ka thënë se qeveria nuk do të përzihet në punën e institucionit më të lartë ligjvënës të vendit.
“Në drejtim të Qeverisë së Kosovës nuk ka ardhur asnjë letër, asnjë kërkesë. Por, në asnjë rrethanë nuk do të lejoj që Qeveria e Kosovës të interferojë në punët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pushtetet janë të ndara. Qeveria e Kosovës kryen me përgjegjësi të lartë vendimet e institucionit, organit që e ka zgjedhur, të Parlamentit të Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.
Megjithatë, kryeministri Thaçi, lidhur me çështjen e imunitetit të deputetëve, topin e hedh te Kuvendit të Kosovës.
“Është në autoritetin e Kuvendit të Kosovës që të merr vendimet përkatëse për çështje të caktuara. Ndërsa qeveria është ekzekutivi, dhe pushtetet janë të ndara”, theksoi kryeministri i Kosovës.
Ndryshe, draft- letrën e kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, e ka mbështetur kryesia e Kuvendit të Kosovës, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Glauk Konjufca, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, theksoi se kjo lëvizje nuk ka dashur që të jetë pjesë e letrës së Jakup Krasniqi, për faktin se në këtë letër lavdërohet puna e EULEX-it, dhe vlerësohet si shumë e nevojshme.
Sipas tij, Vetëvendosja nuk pajtohet me interpretimin politik të kësaj letre, ndërkaq, pajtohet me procedimin legal të kësaj çështjeje.
“Në procedimin legal ka qenë i saktë dhe për këtë arsye iu ka drejtuar qeverisë, duke ju thënë se ‘ju e keni të drejtën dhe mund të vazhdoni me Gjykatën Kushtetuese’. Për këtë nuk ka nevojë për asnjë ‘dritë të gjelbër’ nga Kuvendi i Kosovës. Madje ‘drita e gjelbër’ nga Kuvendi i Kosovës do të ishte në njëfarë mënyre një lloj shkelje e të drejtës, të cilën Qeveria e ka apriori përmes ligjit”, tha Konjufca.
Megjithëkëtë, gjithë këtë situatë, Kosnjufca e quan lojë politike, në të cilën drejtuesit e institucioneve po përpiqen ta heqin përgjegjësinë nga vetja.
“Pra, mendoj se ka qenë një lojë në mes të, ndoshta, kryeministrit dhe Jakup Krasniqit. Secili po përpiqet që t’ia lë përgjegjësinë tjetrit ose institucionit që ai e udhëheqë. Për këtë arsye, mendoj që zoti Krasniqi iu ka përgjigjur qeverisë që ajo nëse është aq e interesuar që ta zbardhë çështjen e imunitetit në Gjykatë Kushtetuese, ajo ka të drejta të plota ligjore që t’i drejtohet asaj”, shtoi ai.
Sidoqoftë, në letrën e Krasniqi për EULEX-in, thuhet se bazuar në Kushtetutën e Kosovës, qeveria mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për imunitetin e deputetëve.