Do të ishte shkelje e Rezolutës së Kuvendit dhe e marrëveshjes së partnerëve të koalicionit e të opozitës, po qe se komisionet për ndryshimin e Kushtetutës dhe të Ligjit për zgjedhje në Kosovë nuk e kryejnë punën brenda afateve të caktuara, thonë ekspertët për çështje ligjore në Prishtinë. Ata e cilësojnë të domosdoshëm kalimin e ndryshimeve nëpër një debat publik, në mënyrë që kontributin e tyre në këtë proces ta japin edhe mekanizma dhe njohës të kësaj fushe.
Njohësit ligjorë në Prishtinë theksojnë rëndësinë që strategjitë e punës së komisionit amendamentues të Kushtetutës së Kosovës dhe atij të Ligjit për zgjedhje, të përfshijnë edhe vlerësimet e përfaqësuesve akademikë, ato të shoqërisë civile dhe të mediave. Përndryshe, sipas tyre, procesi i këtyre ndryshimeve do të mbetej peng i politikës.
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Adnan Merovci, thotë se paralajmërimi i përfaqësuesve të këtyre mekanizmave, se procesi i ndryshimeve do të jetë gjithëpërfshirës, duhet ta tejkalojë nivelin deklarativ.
“Duhet të tregohen tolerantë dhe të lirohen nga ngarkesat politike. Përndryshe, do të jemi peng i këtij vullneti politik dhe qëndrueshmërisë. Unë i kam parë disa diferenca... Megjithatë, mendoj se prapë do të gjendet një konsensus në fund dhe ky konsensus është gjithëpërfshirja e njerëzve dhe strukturave, të cilat e kanë zërin për këto ndryshime”, thotë Merovci për Radion Evropa e Lirë.
Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës dhe ai për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje në Kosovë pritet që, brenda kësaj jave, ta mbajnë mbledhjen e radhës. Në këto mbledhje thuhet se do të bëhen të ditura detajet e punës për 9 dhe 12 muajt e ardhshëm të komisioneve në fjalë.
Profesori në Universitetin e Prishtinës, Mazllum Baraliu, vlerëson se qysh tani duhet të krijohet plani se në cilën periudhë kohore mund të nisë përfshirja e mekanizmave të tjerë në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe legjislative.
“Komisionet që janë formuar do të duhej ta bëjnë një propozim-projekt të Kodit Elektoral dhe të Kushtetutës së re, që po ashtu do të duhej të planifikohej për t’u ndryshuar dhe plotësuar në mënyrë substanciale”.
“Pas kësaj faze, t’u jepet ai material të gjitha instancave, në mënyrë që të diskutohet rrënjësisht dhe detajisht të paktën një muaj. Pastaj, të kyçet edhe një herë komisioni, të shkojnë në Kuvend në afat të caktuar dhe të miratohen të dyja këto akte”, thotë Baraliu.
Komisioni për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, javën e kaluar, ka shtyrë mbledhjen konstituive për këtë javë, për shkak të mungesës së një anëtari të komisionit.
Baraliu thotë se të dy mekanizmave u duhet një qasje më serioze për t’i shmangur shtyrjet e tilla. Megjithatë, ai nuk hedh poshtë mundësinë që, për shkak të pushimeve verore, komisioneve në fjalë t’iu nevojitet afat shtesë për të zbatuar ndryshimet, për të cilat janë mandatuar.
“Mund të pritet që të kenë zhargitje e zvarritje. Kjo do të ishte shkelje e Rezolutës së Kuvendit dhe shkelje e marrëveshjes së partnerëve të koalicionit dhe atyre të tjerëve - të opozitës - që kanë marrë pjesë në marrëveshjen për të projektuar dhe për të përmbyllur këtë proces të ndryshimit dhe plotësimit edhe të Kushtetutës, edhe të Kodit Zgjedhor”, thekson Baraliu.
Komisionet për ndryshimin e Kushtetutës dhe të Ligjit për zgjedhje u formuan në seancën e 22 prillit të Kuvendit të Kosovës. Formimi i tyre buron nga marrëveshja politike Thaçi - Mustafa - Pacolli, me të cilën ishte tejkaluar kriza rreth presidentit të Kosovës.